Misioni i OSBE-së në Kosovë
Sundimi i ligjit

Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi seanca të raportimit të simuluar nga gjykata për profesionistë dhe studentë të fushës së gazetarisë, për të zgjeruar njohuritë e tyre rreth procedurave gjyqësore. Gjilan, 25 tetor 2018. (OSBE/Edmond Hyseni) Detajet e fotografisë
Për të ndihmuar në sigurimin e pavarësisë, paanshmërisë dhe llogaridhënies së sistemit të drejtësisë, Misioni rregullisht monitoron dhe raporton mbi punën e gjyqësorit, prokurorisë dhe avokatëve dhe vlerëson nëse ata janë duke vepruar në pajtim me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Angazhohet në aktivitete të përmirësimit të performancës së sektorit të drejtësisë dhe në mbështetje të institucioneve jo-gjyqësore në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Misioni vë theks të veçantë tek administrimi i efektshëm i drejtësisë në rastet ndëretnike, si dhe ato me ndikim joproporcional tek gratë, apo tek komunitetet e caktuara. Monitoron temat me interes aktual të posaçëm, siç është ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizimi që shpie në terrorizëm, duke përfshirë këtu edhe reagimin e autoriteteve prokuroriale dhe gjyqësore në këtë fushë. Misioni gjithashtu e shqyrton legjislacionin për të nënvizuar brengat në lidhje me të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe ndihmon institucionet në zhvillimin dhe implementimin sistematik të legjislacionit.