Ku ndodhemi
Misioni i OSBE-së në Kosovë
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, duke mbajtur fjalimin hyrës në ceremoninë e publikimit të raportit të pestë për Vlerësimin e të Drejtave të Komuniteteve, Prishtinë, 27 korrik 2021 (OSBE/Yllka Fetahaj) Detajet e fotografisë
Si një ndër pranitë më të mëdha në terren, Misioni organizon një varg aktivitetesh të ndryshme, duke filluar nga zhvillimi i institucioneve demokratike dhe pjesëmarrja qytetare në vendim-marrje, deri te promovimi i të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Në veçanti angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, monitorimin e gjyqësorit, reformën e qeverisjes lokale, dhe zhvillimin e institucioneve të pavarura, siç janë Institucioni i Avokatit të Popullit, Komisioni i Pavarur për Media, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe Policia e Kosovës. Misioni monitoron punën e institucioneve dhe ndihmon fuqizimin e legjislacionit dhe të politikave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, anti-diskriminimin, lirinë e shprehjes, barazinë gjinore dhe luftën kundër krimit të organizuar.