Misioni i OSBE-së në Kosovë
Liria dhe zhvillimi i medias
Misioni i OSBE-së në Kosovë promovoi një udhëzues për gazetarë që ka për qëllim t’u ndihmojë atyre të raportojnë mbi dhunën në familje në mënyrë më efektive, me informata rreth kornizës përkatëse ligjore, procedurës civile, raportimit me ndjeshmëri ndaj viktimave, si edhe strehimoreve e numrave të kontaktit për raportimin e dhunës në familje. Prishtinë, 29 nëntor 2018. (OSBE/Yllka Fetahaj) Detajet e fotografisë
Misioni bashkëpunon ngushtë me institucionet kryesore të mediave, duke përfshirë Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, Komisionin e Pavarur për Media dhe Radio Televizionin e Kosovës, për t’i ndihmuar atyre që të bëhen institucione efektive dhe plotësisht funksionale, përmes monitorimit, raportimit e iniciativave të avokimit.
Fokusi tematik përqendrohet në tri fusha prioritare: rritja e vetëdijes publike për mediat, ashtu që të mbrohet profesioni dhe të krijohet një mjedis më i sigurt për gazetarë; puna në kontekstin lokal për të forcuar kapacitetet ekzistuese dhe ato të reja të profesionistëve të mediave, sidomos në kuptimin e aftësive teknike; dhe ndërtimin e koalicioneve ndërmjet gazetarëve me përvojë për të mundësuar këmbimin e praktikave të mira dhe për të përmirësuar rrjetëzimin e tyre.