Misioni i OSBE-së në Kosovë
Mandati

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, duke u dëshiruar mirëseardhje përfaqësuesve të operacioneve në terren në Evropën Juglindore dhe të ODIHR-it në një mbledhje mbi çështje të lidhura me qeverisjen demokratike. Prishtinë, 20 nëntor 2018 (OSCE/Yllka Fetahaj) Detajet e fotografisë
Mandati kryesor i Misionit është marrja e rolit udhëheqës në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e institucioneve dhe të demokracisë, si dhe të drejtat e njeriut në Kosovë. Misioni e përqëndron punën e vet, mes tjerash, në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve; barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen qytetare; aftësimin e personelit gjyqësor, Policisë së Kosovës dhe administratës publike; si dhe në ofrimin e mbështetjes në çështje të zgjedhjeve.