Misioni i OSBE-së në Kosovë
Rinia
Misioni e përqendron përkrahjen e tij tek rritja dhe përmirësimi i pjesëmarrjes dhe kontributit të të rinjve në hartimin e politikave dhe marrjen e vendimeve në jetën publike.
Duke punuar me institucione qendrore e lokale, organizata rinore të shoqërisë civile, individë të rinj e partnerë ndërkombëtarë, Misioni zbaton aktivitete që synojnë të zhvillojnë kapacitetet dhe aftësitë e të rinjve në fushat e udhëheqjes publike, vullnetarizmit, ndërtimit të besimit, të menduarit kritik, kohezionit dhe drejtësisë sociale, lirisë së shprehjes dhe dialogut.
Në kuadër të një game të gjerë iniciativash, Misioni e mbështet qasjen e drejtpërdrejtë përmes Programit të Praktikantëve, organizimeve sportive me komunitete të përziera, mënyra alternative të largimit të ndarjeve në mes të komuniteteve dhe inkurajon strukturat rinore që të luftojnë ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin që shpijnë në terrorizëm.