Misioni i OSBE-së në Kosovë
Luftimi i terrorizmit

Eksperti i OSBE-së duke ligjëruar në një trajnim për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në rastet që lidhen me luftimin e ekstremizmit të dhunshëm (LEDH) të mbajtur për gjyqtarë, prokurorë, avokatë mbrojtës, hetues policorë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë. Budvë, më 9 nëntor 2018. (OSBE/Shehida Miftari) Detajet e fotografisë
Misioni ofron mbështetje për institucionet e Kosovës në implementim dhe përditësim të strategjive e planeve të veprimit kundër terrorizmimt dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.
Gjithashtu ndërmerr aktivitete në përkrahje të përpjekjeve të policisë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm e radikalizimit, si dhe në forcim të rolit të shoqërisë civile, grave, të rinjve dhe prijësve fetarë. Promovon qasjen e policisë në komunitet, bashkëpunimin ndërinstitucional që përfshin shoqërinë civile, akademinë, mediat dhe sektorin privat.