Publications
Trajtimi i rasteve të terrorizmit nga sistemi i drejtësisë penale të Kosovës
Publishing date: 19 shtator 2022
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Countering terrorism, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti i OSBE-së “Trajtimi i rasteve të terrorizmit nga sistemi i drejtësisë penale të Kosovës” mbulon periudhën 2018-2020 dhe shqyrton të dhënat e mbledhura nga ekipi monitorues i OSBE-së për seanca gjyqësore në më shumë se 50 raste të kategorizuara si vepra penale të terrorizmit ose në lidhje me terrorizëm. Raporti gjithashtu ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kornizës ligjore për rastet e terrorizmit dhe vlerëson shkallën në të cilën ligji dhe politika e Kosovës janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Raporti synon të mbështesë praktikuesit ligjorë për të ruajtur standardet më të larta të profesionalizmit në këtë fushë sfiduese të ligjit dhe politikës.
Udhëzues për raportimin e ekstremizmit të dhunshëm
Publishing date: 15 mars 2018
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Countering terrorism, Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky udhëzues pesëpikësh për gazetarët shërben si pasqyrë e shpejtë dhe e lehtë për gjërat më të rëndësishme që duhet pasur parasysh gjatë raportimit mbi radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke i këshilluar gazetarët mbi parimet e raportimit të ndjeshëm ndaj konfliktit, si dhe raportimit etik dhe të bazuar në fakte. Udhëzuesi gjithashtu këshillon gazetarët mbi rëndësinë e njohurisë së terminologjisë që ka të bëjë me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke i përfshirë të gjithë zërat, dhe të mospërdorimit të përmbajtjes nxitëse dhe gjeneralizimeve gjatë raportimit mbi këtë temë.