Misioni i OSBE-së në Kosovë
Toleranca dhe jo-diskriminimi
Në kuadër të aktiviteteve të realizuara në mbarë vendin për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, OSBE-ja organizoi seanca të kuvendeve komunale me të rinj nëpër komuna të ndryshme, ku të rinjtë nga radhët e komuniteteve të ndryshme i morën përsipër detyrat e përgjegjësitë e udhëheqësve të tyre politikë. Prizren, 14 shtator 2018 (OSBE/Besfort Oruçi) Detajet e fotografisë
Duke punuar me prijës fetarë, të rinj e zyrtarë shkollorë, Misioni promovon tolerancën, dialogun mes komuniteteve e mes feve, si dhe pranimin e diversitetit në Kosovë.
Këshillon institucionet mbi mënyrat e përmirësimit dhe zbatimit të legjislacionit kundër diskriminimit, si dhe politikave që promovojnë marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve. Gjithashtu punon me institucionet dhe shoqërinë civile në rritjen e kapaciteteve të tyre për të trajtuar gjuhën e urrejtjes.