Barazia gjinore
Misioni gjithashtu rrit vetëdijen për nevojën e eliminimit të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, si dhe punon për të avancuar kapacitetet institucionale në këtë fushë. Udhëheq programe për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të grave në pronë dhe trashëgimi, shkeljet e të cilave janë një prej shkaqeve strukturore të pabarazisë.
Përmes iniciativave të ndryshme të dialogut, Misioni gjithashtu sjellë së bashku gra nga i gjithë Ballkani Perëndimor për të përforcuar bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin. Përveç kësaj, Misioni punon për të fuqizuar e promovuar të drejtat e grave në sektorin e sigurisë përmes aktiviteteve që synojnë të ndihmojnë zhvillimin institucional në përkrahje të rritjes së numrit të grave në forcën policore dhe strukturën e saj menaxhuese. Mbështet Policinë e Kosovës dhe Shoqatën e Grave të Policisë së Kosovës për të zhvilluar e zbatuar strategji që kontribuojnë në rekrutim, mbajtje e avancim të grave në forcën policore.