Qeverisja e mirë
I këshillon komunat për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe proceset e hartimit të buxhetit dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor dhe i përkrah ato në implementimin e efektshëm të së drejtës së qasjes në dokumente publike. Në nivel qendror, Misioni ndihmon institucionet të përmbushin standardet demokratike, të veprojnë në mënyrë transparente dhe të mbesin të hapura ndaj pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të komuniteteve jo-shqiptare në çështjet e tyre.
Misioni gjithashtu përkrah vendosjen e një bashkëpunimi institucional që i mundëson shoqërisë civile të ketë qasje në punën e Kuvendit të Kosovës. Përveç kësaj, mbështet edhe përfshirjen e komuniteteve jo-shqiptare në procesin e hartimit të legjislacionit dhe mbikëqyrjes së tij, me theks të veçantë në përkrahjen e deputetëve që vinë nga subjekte politike serbe, për të rritur ndërveprimin me elektoratin e tyre dhe për të inkurajuar angazhimin e banorëve në veri të Kosovës me Kuvendin e Kosovës.