Policimi

Aktivitetet kryesore përfshijnë këshillimin e institucioneve për legjislacionin, strategjitë dhe planet e veprimit, për shembull policimi i udhëhequr nga inteligjenca dhe mbajtjen e trajnimeve për zyrtarë të zbatimit të ligjit, gjyqtarë e prokurorë për çështjet si krimi i organizuar, krimi kibernetik dhe krimet ekonomike; korrupsioni; ekzaminimi forenzik; anti-terrorizmi; trafikimi i paligjshëm i drogave si dhe krimet e urrejtjes.
Misioni monitoron punën e Policisë së Kosovës për të siguruar përputhshmërinë e saj me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ofron rekomandime për çështjet si përdorimi i forcës, liria e shprehjes dhe tubimit, si dhe mbrojtja e grupeve të cenueshme sociale. Misioni gjithashtu mbështet zhvillimin e kualifikimeve profesionale, si dhe ndihmon procesin e akreditimit të Akademisë për Siguri Publike dhe Agjencisë Forenzike, në rrugën e tyre për t’u bërë institucione kredibile, ndihmon në zhvillimin e praktikave të policimit në komunitet dhe mundëson vetëdijesimin për sigurinë publike, por edhe ndihmon në krijimin dhe avancimin e kapaciteteve të mekanizmave të sigurisë në bashkësi në Kosovë me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës.