Ambasador Gerard McGurk
Diplomat karriere në Shërbimin Diplomatik Britanik, Ambasadori McGurk ka shërbyer si Zëvendësdrejtor dhe Shef i Departamentit për Siguri dhe Reziliencë në Zyrën për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim (FCDO) nga gushti i vitit 2023 deri në prill 2025. Më parë, në periudhën gusht 2022 deri në gusht 2023, ka qenë Zëvendësdrejtor për Rrjet dhe Performancë. Në periudhën gusht 2021 deri prill 2022 ka udhëhequr Shtyllën Konsullore në Task Forcën për Afganistanin në Londër, duke luajtur rol kritik lidershipi në kohë krize gjatë evakuimit të profilit të lartë nga Kabuli gjatë gushtit e shtatorit 2021.
Para këtyre angazhimeve në Londër ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Lartmadhërisë së Saj dhe Drejtor Rajonal për Çështje Konsullore në ambasadat britanike në Madrid, Spanjë dhe Aman, Jordani, përkatësisht. Ka shërbyer edhe si Zëvendësshef i Misionit në Ambasadën Britanike në Shkup, Maqedoni të Veriut, si dhe si Këshilltar Politik i Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Shkup (2007–2009). Ka qenë i deleguar në Ambasadën Britanike në Shkup nga viti 1996 deri më 2000. Ambasadori McGurk ka qenë pjesë e Ekipit të Qeverisë Britanike për Statusin Final, i angazhuar me të Dërguarin e Posaçëm të OKB-së, Martti Ahtisaari (2005-2007).
Delegimet e tij të mëhershme përfshijnë Misionin e Mbretërisë së Bashkuar në OKB në Nju Jork, ku ishte përfaqësues i Qeverisë Britanike në Komitetet për Sanksione ndaj Irakut dhe Al-Kaidës. Është caktuar me detyrë në Irak për të punuar me Autoritetin Përkohshëm të Koalicionit (CPA) në verën e vitit 2003. Angazhimi i tij i parë jashtë vendit ishte në Ambasadën Britanike në Athinë, Greqi, në vitin 1991.
Ambasadori McGurk ka përfunduar studimet Master në Administrim Biznesi (MBA) në Universitetin Open në Mbretëri të Bashkuar. Përveç gjuhës së tij amtare, anglishtes, e flet edhe maqedonishten dhe pak spanjisht. Është i martuar dhe ka dy fëmijë të rritur.
Shefat e mëparshëm të Misionit të OSBE-së në Kosovë
2020-2024: Michael Davenport (United Kingdom)
2016-2020: Jan Braathu
2012-2016: Jean-Claude Schlumberger (Francë)
2008-2012: Werner Almhofer (Austri)
2007-2008: Tim Guldimann (Zvicër)
2005-2007: Werner Wnendt (Gjermani)
2002-2005: Pascal Fieschi (Francë)
1999-2001: Dan Everts (Holandë)