Misioni i OSBE-së në Kosovë
Çfarë bëjmë
Si një ndër pranitë më të mëdha të OSBE-së në terren, Misioni në Kosovë ndërmerr një spektër të gjerë aktivitetesh, që nga përkrahja e funksionimit të institucioneve demokratike dhe pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje, e deri tek promovimi i të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Në veçanti angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve; mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare; monitorimin e gjyqësorit; integrimin gjinor; liritë dhe zhvillimin e mediave; promovimin e mekanizmave kundër diskriminimit; përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën publike dhe politike; luftimin e terrorizmit dhe kërcënimeve kibernetike; trajnimin e avancuar të policisë dhe përkrahjen në strategji kyçe policore; si dhe përkrahjen e zbatimit të marrëveshjeve që rrjedhin nga dialogu i mundësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Misioni monitoron punën e institucioneve dhe ndihmon në përforcimin e legjislacionit dhe politikave që mbulojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve; kundër-diskriminimin; lirinë e shprehjes; barazinë gjinore; dhe luftën kundër krimit të organizuar.