Misioni i OSBE-së në Kosovë
Kush jemi
Misioni i OSBE-së në Kosovë është prani e OSBE-së në terren me seli në Prishtinë dhe me pesë qendra rajonale në Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prizren, dhe Prishtinë. Misioni udhëhiqet nga Ambasadori Jan Braathu nga Norvegjia dhe ka një staf prej 497 punonjësish. Buxheti i misionit për vitin 2020 është 17,462,600 euro.