Materiale
Misioni i OSBE-së trajnon zyrtarët e forenzikës dhe të Policisë së Kosovës në ekzaminimin e provave të gjurmëve të gishtërinjve
3 mars 2023
Misioni i OSBE-së në Kosovë mbajti një trajnim pesëditor për 14 zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF) dhe hetues të vendit të ngjarjes së Policisë së Kosovës (PK) mbi teknikat dhe metodat më të fundit të forenzikës që përdoren në ekzaminimet e gjurmëve të gishtërinjve në vend të ngjarjes.
Pjesëmarrësit eksploruan zhvillimin e gjurmëve të vijave papilare dhe mënyrën se si të nxjerrin prova të besueshme dhe të pranueshme forenzike. Gjithashtu, ata praktikuan ruajtjen e provave duke përdorur metoda të ndryshme, përfshirë burimet alternative të dritës dhe përdorimin e teknikave të avancuara të fotografisë.
Mehrije Arifaj Hajdari, eksperte e gjurmëve të gishtërinjve në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, tha se trajnimet e tilla janë të nevojshme për t’i aplikuar më mirë metodat e reja. “Përditësimi i metodave dhe teknikave më të fundit na ndihmon t’i trajtojmë profesionalisht provat dhe rastet e ndryshme që hasim në punën tonë,” tha ajo.