Publications
Udhëzues për gazetarë lidhur me raportimin nga gjykata
Publishing date: 20 shtator 2023
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky udhëzues i ndihmon gazetarët të raportojnë në mënyrë më efektive nga gjykatat në mënyrë profesionale dhe në përputhje me kodet e etikës dhe sjelljes së gazetarisë, si dhe ndjeshmëritë përkatëse të raportimit prej gjykatave, mbrojtjen e privatësisë, kornizat ligjore dhe normative, duke respektuar standardet etike dhe kontekstin e duhur duke kërkuar llogaridhënie nga institucionet e drejtësisë. Duke synuar për t'ju ofruar gazetarëve një udhëzues të mirëfilltë që ua lehtëson raportimin e tyre nga institucionet e drejtësisë, dhe mediat me një bazë solide për të formësuar diskursin publik dhe për të promovuar ndryshimin e politikave, udhëzimet përfshijnë një pasqyrë të kuadrit ligjor përkatës, të institucioneve të drejtësisë dhe të raportimit nga gjykatat. Udhëzuesi është I qasshëm në shqip, serbisht dhe anglisht.
Iniciativat për Edukim Medial dhe Informativ
Publishing date: 11 maj 2023
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias, Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky dokument prezanton përpjekjet e Misionit të OSBE-së në Kosovë për iniciativat e edukimit medial dhe informativ (EMI). Aktivitetet e paraqitura tregojnë se si iniciativat kreative të EMI kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme përmes ndërtimit të një gjenerate të re të mendimtarëve kritikë.
Raportimi për dhunën në familje- Udhëzues për gazetarë
Publishing date: 27 nëntor 2018
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky udhëzues i ndihmon gazetarët që të jenë më efektivë kur të raportojnë mbi dhunën në familje në atë mënyrë që është e ndjeshme për viktimat dhe që trajton dhunën në familje si shqetësim serioz, duke siguruar kështu kontekstin e duhur dhe duke mbajtur institucionet përgjegjëse. Me synim të përgjithshëm për të siguruar themel të fortë për mediat në formësimin e diskursit publik dhe për të nxitur ndryshim të politikave, udhëzuesi përfshin pasqyrim të kuadrit ligjor përkatës, procedurave civile, raportimit të ndjeshëm ndaj viktimave dhe strehimoreve dhe linjës ndihmëse për dhunën në familje. Udhëzuesi është në dispozicion në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.
Udhëzues për raportimin e ekstremizmit të dhunshëm
Publishing date: 15 mars 2018
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Countering terrorism, Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky udhëzues pesëpikësh për gazetarët shërben si pasqyrë e shpejtë dhe e lehtë për gjërat më të rëndësishme që duhet pasur parasysh gjatë raportimit mbi radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke i këshilluar gazetarët mbi parimet e raportimit të ndjeshëm ndaj konfliktit, si dhe raportimit etik dhe të bazuar në fakte. Udhëzuesi gjithashtu këshillon gazetarët mbi rëndësinë e njohurisë së terminologjisë që ka të bëjë me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke i përfshirë të gjithë zërat, dhe të mospërdorimit të përmbajtjes nxitëse dhe gjeneralizimeve gjatë raportimit mbi këtë temë.
Udhëzues i sigurisë për profesionistët e mediave gjatë raportimit nga trazirat dhe protestat
Publishing date: 13 dhjetor 2016
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky udhëzues ofron informata të dobishme për gazetarët dhe profesionistët e tjerë të medias se si ta mbrojnë veten në situata të paqëndrueshme, trazira, protesta dhe demonstrata, në mënyrë që të ju ndihmojë t'i shmangen lëndimeve dhe dëmtimit të pajisjeve të tyre. Udhëzuesi këshillon profesionistët e medias të përdorin veshje mbrojtëse dhe shenja të dukshme në mënyrë që të dallohen nga protestuesit, dhe t'ju shmangen lëndimeve nga policia apo protestuesit. Udhëzuesi përfshin këshilla improvizuese që ndihmojnë profesionistët e medias të neutralizojnë efektet e gazit lotsjellës gjatë raportimit nga situata të dhunshme. Ajo gjithashtu ju ofron profesionistëve të medias numra telefoni për të kërkuar këshilla ligjore.
Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve në Kosovë
Publishing date: 5 gusht 2014
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti ofron një vlerësim të lirisë së mediave në Kosovë, zbatimin e kornizës ligjore në fuqi që siguron lirinë e shprehjes dhe të medias, qasjen në informacion, mbrojtjen e burimeve të gazetarëve, standardet profesionale të raportimit dhe nivelit të vetë-cenzurës / cenzurës në media, përfshirë kërcënimet dhe frikësimet e gazetarëve. Raporti gjithashtu vlerëson punën e institucioneve të medias në mbrojtjen e lirisë së medias. Raporti ngritë dy çështje kryesore: e para në lidhje me sfidat dhe shkeljet e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë, dhe e dyta kërkon përgjigjet ndaj shkeljeve dhe sfidave të lirisë së shprehjes dhe të medias dhe sigurisë së gazetarëve.
Tirazhi dhe politizimi i mediave të shkruara në Kosovë
Publishing date: 26 prill 2010
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky hulumtim analizon problemin e tirazhit të ultë të të përditshmeve kosovare dhe hulumton nëse gazetat kanë arritur të krijojnë përmbajtjen e tyre për të konkurruar me mediat e transmetuara. Për më tepër, hulumtimi përqendrohet në mënyrë të veçantë në nivelin e politizimit të mediave të shkruara në Kosovë dhe faktorëve tjerë që i kanë sjellë gazetat ditore në gjendjen aktuale.
Doracak për gazetarë që punojnë me policinë dhe doracak për zyrtarë policor që punojnë me gazetarë
Publishing date: 24 nëntor 2005
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias, Policimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë