Publications
Udhëzuesi informativ për qasjen në të drejtat pronësore në Kosovë
Publishing date: 7 shkurt 2022
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Udhëzuesi informativ për qasjen në të drejtat pronësore në Kosovë është hartuar për t’i shërbyer praktikuesve që punojnë në fushën e të drejtave pronësore, siç janë organizatat e shoqërisë civile, noterët, zyrat kadastrale dhe organet komunale, ku palët e interesuara mund t’i drejtojë pyetjet e tyre në lidhje me të drejtat pronësore dhe të trashëgimisë. Udhëzuesi ofron informata mbi konceptet kryesore që kanë të bëjnë me të drejtat pronësore. Aty shpjegohet procesi i regjistrimit të pronës hap pas hapi, si dhe përfshihet një listë e përditësuar e palëve kryesore të interesit të cilat mund të lehtësojnë ushtrimin e të drejtave pronësorë në nivel komunal. Udhëzuesi vë në pah të drejtat e barabarta të grave dhe burrave në gëzimin e pronës së tyre dhe të drejtave të trashëgimisë, si dhe shoqërohet me fletëpalosjen e Qasjes së grave në të drejtat pronësore dhe të trashëgimisë në Kosovë.
Zhdukja e njerëzve gjatë regjimit komunist
Publishing date: 31 janar 2022
Content type: Studim / raport
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Projekt rajonal për monitorimin e proceseve gjyqësore: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor
Publishing date: 20 janar 2022
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Malin e Zi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Një projekt rajonal trevjeçar (2021-2023), i financuar dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian, i zbatuar nga operacionet në terren në Tiranë, Sarajevë, Podgoricë, Shkup dhe Prishtinë me mbështetjen udhëzuese të ODIHR dhe koordinimin e projektit nga Sekretariati/Qendra për Parandalimin e Konflikteve.
Fletë informative për Këshillat Komunalë të Sigurisë në Bashkësi (KKSB) 2021
Publishing date: 12 janar 2022
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Kjo fletë informative ofron informata dhe statistika mbi performancën e Këshillave Komunalë për Siguri në Bashkësi (KKSB), organe këto komunale të mandatuara për t’i trajtuar shqetësimet e komuniteteve për sigurinë, dhe ka për qëllim t’u ofroj institucioneve relevante indikatorë të duhur që mund të ndihmojnë në identifikimin e mangësive dhe përmirësimin e zbatimit të rregulloreve.
GJINIA DHE KORRUPSIONI: ÇFARË DIMË NE?
Publishing date: 9 dhjetor 2021
Content type: Studim / raport
Where we are: OSCE Secretariat
What we do: Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Udhëzues për zyrtarë të shërbimeve sociale për ndihmë viktimave të dhunës në familje
Publishing date: 26 nëntor 2021
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Qëllimi i “Udhëzuesit për zyrtarë të shërbimeve sociale për ndihmë viktimave të dhunës në familje” është t'iu ndihmojë atyre që të trajtojnë viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës në familje duke pasur në fokus viktimën. Zyrtarët e shërbimit social identifikojnë incidentet e dhunës në familje, ndihmojnë viktimat dhe të mbijetuarat ta përballojnë traumën e përjetuar dhe të rikuperohen nga ajo, t’ia shpjegojnë mundësitë në dispozicion viktimës dhe të mbijetuarës në mënyrë që të mund të marrë vendim të informuar për hapat e radhës. Udhëzuesi është hartuar në bazë të standardeve dhe politikave ndërkombëtare dhe vendore për parandalim të dhunës në familje.
Raport special Keqtrajtimi dhe abuzimi ligjor i sistemit gjyqësor kundër medias
Publishing date: 23 nëntor 2021
Content type: Studim / raport
Where we are: OSCE Representative on Freedom of the Media
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
This special report by the OSCE Representative on Freedom of the Media focuses on three of the most poignant and current topics related to legal harassment: “extremism” and terrorism related charges under public law; defamation claims under public law; and abusive private lawsuits against journalists and other media workers. The report aims to provide general guidance to the OSCE participating States regarding their related commitments.
Monitori i të drejtave pronësore
Publishing date: 10 nëntor 2021
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Monitori i të Drejtave Pronësore është publikim gjashtëmujor i vrojtimeve të monitorimit të OSBE-së në tërë Kosoven dhe ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të gjendjes në terren mbi të drejtat pronësore dhe banesore të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe përsonave të zhvendosur.
Çfarë është pushteti lokal dhe si e zgjedhim atë- në format lehtë të kuptueshëm
Publishing date: 15 tetor 2021
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Zgjedhjet, Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Në këtë broshurë, Doracaku për votuesit "Çfarë është pushteti lokal dhe si e zgjedhim atë" është shndërruar në një format të lehtë për t'u lexuar, në mënyrë që të jetë i arritshëm për personat me aftësi të kufizuara në të mësuar, si dhe audiencën më të gjerë. Broshura, e përgatitur nga Komisioni Shtetëror i Zgjdhjeve (KSHZ) i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, synon të rrisë njohuritë e votuesve mbi vetëqeverisjen lokale, organet që zgjedhen në zgjedhjet lokale, si dhe specifikat lidhur me zgjedhjet lokale. Doracaku ofron informacion të shkurtër dhe të thjeshtë mbi rolin dhe kompetencat e kryetarëve të komunave dhe këshillave komunalë në procesin zgjedhor.
Broshurë Informuese rreth Programit të Studimit Master Shkencor në “Drejtësi Tranzitore”
Publishing date: 13 tetor 2021
Content type: Broshurë
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Demokratizimi, Të drejtat e njeriut, Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, Mirëqeverisja, Sundimi i ligjit, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Programi Master Shkencor në Drejtësi Tranzitore në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës është krijuar për të konsoliduar kërkimin dhe mësimdhënien në fushën e drejtësisë tranzitore në Shqipëri. Përmes një kurrikule të gjithanshme dhe të integruar, Programi do trajtojë dimensionet kritike për të kuptuar drejtësinë tranzitore në Shqipëri, duke iu referuar kontekstit shoqëror, politik, institucional dhe ligjor në të cilin u krye tranzicioni nga e kaluara komuniste, aktorët kryesorë, dhe deri në çfarë mase është arritur apo mund të arrihet drejtësia. Programi do nxjerrë mësime nga krahasimet me shoqëritë e tjera që kalojnë nga lufta te paqja ose nga autoritarizmi te demokracia.