Materiale
Udhëzues për zyrtarë të shërbimeve sociale për ndihmë viktimave të dhunës në familje
Qëllimi i “Udhëzuesit për zyrtarë të shërbimeve sociale për ndihmë viktimave të dhunës në familje” është t'iu ndihmojë atyre që të trajtojnë viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës në familje duke pasur në fokus viktimën.
Zyrtarët e shërbimit social identifikojnë incidentet e dhunës në familje, ndihmojnë viktimat dhe të mbijetuarat ta përballojnë traumën e përjetuar dhe të rikuperohen nga ajo, t’ia shpjegojnë mundësitë në dispozicion viktimës dhe të mbijetuarës në mënyrë që të mund të marrë vendim të informuar për hapat e radhës. Udhëzuesi është hartuar në bazë të standardeve dhe politikave ndërkombëtare dhe vendore për parandalim të dhunës në familje.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.