Publications
Gratë për gratë në administratën publike, Doracak për mentorim
Publishing date: 7 tetor 2022
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Doracaku për mentorim synon të mbështesë zhvillimin profesional dhe personal të grave të punësuara në sektorin publik duke krijuar një koncept të mbështetjes reciproke, shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, si dhe forcimit të solidaritetit dhe rrjetëzimit midis grave. Doracaku mbulon teknikat dhe mjetet kryesore për të udhëhequr në mënyrë efektive procesin e mentorimit midis grave të punësuara në administratën publike. Publikimi u zhvillua në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale në kuadër të programit të mentorimit “Gratë për Gratë në Administratën Publike”.
Monitori i të drejtave pronësore- Edicioni i 6-të
Publishing date: 29 shtator 2022
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Monitori i të Drejtave Pronësore është publikim gjashtëmujor i vrojtimeve të monitorimit të OSBE-së në tërë Kosoven dhe ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të gjendjes në terren mbi të drejtat pronësore dhe banesore të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe personave të zhvendosur.
Nga normalizimi deri tek autocensura – Analizë e ngacmimeve online ndaj gazetareve në Maqedoninë e Veriut
Publishing date: 28 shtator 2022
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Barazia gjinore, Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Analiza synon të japë një pasqyrë të situatës lidhur me ngacmimet dhe sulmet në internet ndaj gazetareve në Maqedoninë e Veriut, si një formë e dhunës me bazë gjinore, si dhe të mundësojë identifikimin e zgjidhjeve të mundshme për tejkalimin e problemit dhe mekanizmave dhe burimeve për ofrimin e mbrojtjes dhe ndihmës adekuate.
Mbështetja për Reformat Zgjedhore në Ballkanin Perëndimor
Publishing date: 9 maj 2022
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
What we do: Zgjedhjet
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) është në procesin e zbatimit të Projektit “Mbështetje për reformat zgjedhore në Ballkanin Perëndimor” me qëllim mbështetjen e institucioneve dhe të shoqërisë civile në përpjekjet e tyre për ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve për vëzhgimin e zgjedhjeve. Objekti i këtij projekti mbulon disa fusha që lidhen me administrimin e zgjedhjeve, regjistrimin e zgjedhësve, rolin dhe punën e mediave gjatë fushatave zgjedhore, aftësinë e partive dhe të kandidatëve për të bërë fushata lirisht, si dhe kapacitetin dhe pavarësinë e organeve që zgjidhin mosmarrëveshjet zgjedhore.
Trajtimi i rasteve të terrorizmit nga sistemi i drejtësisë penale të Kosovës
Publishing date: 19 shtator 2022
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Countering terrorism, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti i OSBE-së “Trajtimi i rasteve të terrorizmit nga sistemi i drejtësisë penale të Kosovës” mbulon periudhën 2018-2020 dhe shqyrton të dhënat e mbledhura nga ekipi monitorues i OSBE-së për seanca gjyqësore në më shumë se 50 raste të kategorizuara si vepra penale të terrorizmit ose në lidhje me terrorizëm. Raporti gjithashtu ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kornizës ligjore për rastet e terrorizmit dhe vlerëson shkallën në të cilën ligji dhe politika e Kosovës janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Raporti synon të mbështesë praktikuesit ligjorë për të ruajtur standardet më të larta të profesionalizmit në këtë fushë sfiduese të ligjit dhe politikës.
Analiza e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe krimin e urrejtjes
Publishing date: 29 gusht 2022
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Analiza përfshin një rishikim të thellë të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe krimet e urrejtjes. Duke marrë parasysh jurisprudencën gjithnjë në rritje të GJEDNJ-së në këtë fushë, kjo analizë shqyrton vendimet më domethënëse dhe me më ndikim, si dhe gjykimet më të rëndësishme të fundit mbi temat.
E drejta për përfaqësim efektiv në procedurë penale dhe sistemi i caktimeve sipas detyrës zyrtare
Publishing date: 11 gusht 2022
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti i OSBE-së “E drejta për përfaqësim efektiv në procedurë penale dhe sistemi i caktimeve sipas detyrës zyrtare” ofron pasqyrim të standardeve të përfaqësimit të mbrojtjes në procedurë penale dhe të funksionimit të sistemit të caktimeve sipas detyrës zyrtare në Kosovë. Raporti mbulon periudhën 2020-2021 dhe përdorë anketat me praktikuesit ligjorë së bashku me gjetjet e OSBE-së nga monitorimi i gjykimeve, për të vlerësuar disa nga sfidat dhe barrierat për përfaqësimin efektiv të mbrojtjes në procedurë penale në Kosovë.
Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë
Publishing date: 18 korrik 2022
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti i OSBE-së “Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë” pasqyron politikat, kornizën ligjore dhe administrative të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Raporti analizon ndërlidhjen e ngushtë ndërmjet çështjeve të mbrojtjes së trashëgimisë, sigurisë, infrastrukturës dhe planifikimit hapësinor. Janë shqyrtuar edhe kategoritë specifike të mbrojtjes së trashëgimisë në Kosovë, si Zonat e Veçanta të Mbrojtura (ZVM) dhe Këshilli Zbatues dhe Monitorues (KZM). Raporti jep rekomandime për të përmirësuar legjislacionin ekzistues dhe për të përmirësuar kushtet strukturore në fushën e identifikimit, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë.
Doracak për trajtimin e monedhave virtuale në procedurat penale
Publishing date: 15 korrik 2022
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sajber/ TIK Siguri, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky doracak, i zhvilluar në bashkëpunim ndërmjet Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, synon të përmirësojë kapacitetet e përfaqësuesve të organeve për zbatimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut kur kanë të bëjnë me monedhat virtuale në procedurat penale duke ofruar informacion praktik për hetuesit dhe prokurorët lidhur me zbulimin, hetimin, ndjekjen penale dhe sekuestrimin e monedhave virtuale në procedimin penal.
Supporting institutions in Kosovo regulate constructions without permit poster
Publishing date: 28 qershor 2022
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
According to data from the Ministry of Environment and Spatial Planning and Infrastructure (MESPI), there are over 350,000 unpermitted constructions in Kosovo. Since 2013, the OSCE Mission has supported MESPI in addressing the issue of legalizing these buildings, which is one of the main concerns of urban planning right now. In workshops across Kosovo supported by the OSCE, municipal officials dealing with this issue identified a lack of public understanding of the legalization process as one of their main challenges. To help resolve this problem, the Mission has developed an information campaign to increase awareness of the legalization process, highlighting in particular that the deadline set to apply to legalize unpermitted constructions is 4 September 2022. We especially encourage people from non-majority communities, displaced persons, and women to use this opportunity to secure ownership of their property, and register their property title in the cadastral records.