Materiale
Gratë për gratë në administratën publike, Doracak për mentorim
Doracaku për mentorim synon të mbështesë zhvillimin profesional dhe personal të grave të punësuara në sektorin publik duke krijuar një koncept të mbështetjes reciproke, shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, si dhe forcimit të solidaritetit dhe rrjetëzimit midis grave. Doracaku mbulon teknikat dhe mjetet kryesore për të udhëhequr në mënyrë efektive procesin e mentorimit midis grave të punësuara në administratën publike.
Publikimi u zhvillua në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale në kuadër të programit të mentorimit “Gratë për Gratë në Administratën Publike”.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.