Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri prezanton studimin e fizibilitetit për krijimin e Qendrës Kërkimore për Zhvillimin Vendor pranë Universitetit të Gjirokastrës
Publishing date: 24 qershor 2025
Content type: News
Më 24 qershor, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Universitetin e Gjirokastrës, prezantoi gjetjet e studimit të fizibilitetit për ngritjen e një Qendre Kërkimore për Zhvillimin Vendor pranë këtij institucioni të arsimit të lartë. Merrnin pjesë në këtë veprimtari staf akademik, përfaqësues të qeverisë, shoqërisë civile, studentë dhe aktorë vendorë për të diskutuar rolin kyç të kërkimit shkencor dhe të dhënave në mbështetje të hartimit të politikave dhe promovimit të zhvillimit vendor të qëndrueshëm. Takimi u hap nga Prof. Dr. Jaho Cana, Rektor i Universitetit të Gjirokastrës; Ambasadori Michel Tarran, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri; si dhe përfaqësues nga Bashkia e Gjirokastrës dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. Në fjalën e tij, Ambasadori Tarran theksoi rolin vendimtar që luan kërkimi shkencor brenda institucioneve akademike për trajtimin e çështjeve komplekse me të cilat përballen komunitetet vendore. “Organet e qeverisjes vendore janë në vijën e parë të përpjekjeve për përballimin e sfidave si rritja ekonomike, shpopullimi, degradimi i mjedisit dhe ndryshimet klimatike. Një qendër e dedikuar kërkimore mund të sigurojë mjetet, analizat dhe ekspertët e nevojshëm për të mbështetur vendimmarrjen e bazuar në të dhëna shkencore dhe për të forcuar qëndrueshmërinë afatgjatë,” u shpreh ai. Studimi i fizibilitetit, i realizuar nga një ekspert i kontraktuar nga Prezenca e OSBE-së, u përgatit pas konsultimeve gjithëpërfshirëse me stafin akademik, bashkitë dhe aktorët vendorë. Ai identifikon nevojat, mundësitë dhe modelet e mundshme për krijimin e një qendre kërkimore ndërdisiplinore, e cila do të mbështesë hartimin e politikave, zhvillimin ekonomik e social vendor dhe forcimin e fuqizimin e kapaciteteve rajonale. Kjo nismë realizohet në kuadrin e angazhimit të vazhdueshëm të Prezencës së OSBE-së për forcimin e qeverisjes vendore në Shqipëri, përmes futjes së instrumenteve dhe mekanizmave të rinj në bashkëpunim me e organet e qeverisjes vendore, shoqërisë civile, botës akademike dhe sektorit privat, me synim promovimin e rritjes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në mbarë vendin.
Kuvendi i Shqipërisë përuron portalin e e‑Legjislacionit me mbështetjen e OSBE‑së dhe Zvicrës
Publishing date: 23 qershor 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Demokratizimi, Sajber/ TIK Siguri, Të drejtat e njeriut, Arsimi, Mirëqeverisja, Barazia gjinore
Më 23 qershor 2025, duke shënuar një moment të rëndësishëm për procesin ligjbërës në Shqipëri, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë përuroi Portalin e e‑Legjislacionit, i konceptuar dhe realizuar në sajë të një projekti të Prezencës së OSBE‑së në Shqipëri, me mbështetjen e Qeverisë zvicerane. Portali, i zhvilluar në përputhje me standardin ndërkombëtar Akoma Ntoso, mundëson kërkimin dhe qasjen online në kohë reale në dokumente legjislative të konsoliduara. Ai përmirëson rrjedhën e punës brenda institucionit, mbështet një proces ligjbërës më efikas e transparent, si dhe siguron një vendimmarrje më të informuar të Kuvendit. Përurimi i portalit përbën gjithashtu një hap përpara drejt kalimit të plotë në sistemin e e‑Legjislacionit brenda vitit 2028. Gjatë ceremonisë së përurimit, ku morën pjesë personalitete dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira në procesin ligjbërës, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e vlerësoi nismën si një hap thelbësor drejt një procesi legjislativ të njësuar e të standardizuar në nivel kombëtar, ku Kuvendi luan rol drejtues. “Me këtë platformë, ne hapim një kapitull të ri për mënyrën se si hartojmë, diskutojmë dhe miratojmë ligjet. Kemi ndërtuar një mjet për modernizimin dhe digjitalizimin e procesit më të rëndësishëm parlamentar, ligjbërjes, si një kontribut për avancimin e transformimit demokratik të shoqërisë,” u shpreh ajo. “Portali është një përballje e drejtpërdrejtë dhe konkrete me sfidën e shndërrimit sa më të shpejtë të Kuvendit të Shqipërisë në një parlament me standardet e parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian”. Ajo e falënderoi Prezencën e OSBE‑së për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Kuvendin dhe Ambasadën e Zvicrës për mbështetjen dhe kontributin financiar. “Me përqafimin e e-Legjislacionit, Shqipëria i bashkohet një numri vendesh gjithnjë në rritje që i kanë miratuar këto sisteme dhe pozicionohet si një lider rajonal në reformën digjitale legjislative,” u shpreh Ambasadori Michel Tarran, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. “Suksesi afatgjatë i procesit të e‑Legjislacionit varet nga përvetësimi dhe implementimi i tij i plotë nga Kuvendi, si një dëshmi e qartë e qëndrueshmërisë së kësaj reforme dhe integrimit të saj në strukturën institucionale të sistemit legjislativ të Shqipërisë,” shtoi ai. Gjatë eventit u realizua dhe demonstrimi i funksionaliteteve të Portalit, i cili përmban aktualisht mbi 300 ligje të përpunuara sipas formatit Akoma Ntoso. Portali, edhe pse në fazë testimi, mund të aksesohet në adresën: https://e-legjislacioni.parlament.al/, ku përdoruesit mund të hulumtojnë funksionalitetet dhe të kontribuojnë në përmirësimin e tij të mëtejshëm. Zhvillimi i përmbajtjes do të vijojë nën drejtimin e Kuvendit me mbështetjen e Prezencës së OSBE‑së sipas nevojës. Kjo nismë po realizohet në kuadër të projektit “Mbështetje për e-legjislacionin në Shqipëri” (2023–2025), financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Prezenca e OSBE‑së vazhdon ta mbështesë Kuvendin e Shqipërisë në fusha të tilla si ligjbërja, reforma legjislative, ngritja e kapaciteteve, proceset zgjedhore, angazhimi qytetar, barazia gjinore dhe qeverisja e mirë.
Komiteti Drejtues i Projektit Rajonal për Monitorim të Gjykimeve tregon angazhim të përbashkët ndaj reformës së drejtësisë në Kosovë
Publishing date: 20 qershor 2025
Prishtinë, 20 qershor 2025- Misioni i OSBE-së në Kosovë ishte nikoqir i takimit të Komitetit Drejtues të Projektit Rajonal për Monitorimin e Gjykimeve në Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor në Prishtinë, më 19 qershor 2025.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizon trajnim të specializuar mbi analizën sektoriale të krimeve financiare për Policinë e Shtetit
Publishing date: 19 qershor 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Policimi, Reforma dhe bashkëpunimi ushtarak
Në mbështetje të Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të Shqipërisë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një program trajnimi treditor mbi analizën sektoriale të krimeve financiare, nga 17 deri më 19 qershor 2025.
Prezenca e OSBE-së trajnon gazetarët për raportim të përgjegjshëm mbi armët e vogla, sigurinë dhe dhunën me bazë gjinore
Publishing date: 5 qershor 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Njëmbëdhjetë gazetarë nga media të ndryshme morën pjesë në një trajnim për përmirësimin e cilësisë së raportimit mbi incidentet lidhur me armët e vogla dhe të lehta (AVL), me fokus të veçantë mbi dhunën me bazë gjinore, më 3 qershor 2025. Trajnimi ndërveprues u organizua nga Prezenca e OSBE-së si pjesë e mbështetjes së saj për përpjekjet e autoriteteve shqiptare për të forcuar ndërgjegjësimin publik mbi rreziqet dhe keqpërdorimin e AVL-ve.
Misioni i OSBE-së mbështet Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në funksionalizimin e Komisionit për Sigurim të Cilësisë
Publishing date: 28 maj 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të mbështetur Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbështetur vizitën e dytë në Akademinë e Drejtësisë së Karolinës Veriore (ADKV) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Duke u bazuar në trajnimin e mëparshëm të organizuar nga ADKV për zyrtarët e lartë të AKSP-së, Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor dhe Shërbimit Korrektues, me mbështetjen e Misionit, dhe në bazë të Protokollit të Bashkëpunimit të miratuar ndërmjet ADKV-së dhe AKSP-së në vitin 2024, kjo vizitë shënon përfundimin e suksesshëm të funksionalizimit të plotë të Komisionit për Sigurim të Cilësisë në kuadër të AKSP-së. Grupi i dytë i koordinatorëve për sigurimin e cilësisë në fushën e sigurisë publike që përfaqësonin AKSP-në, si dhe institucionet kyçe si Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Doganat dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës, shqyrtoi praktikat e mira për adresimin e rekomandimeve të Autoritetit të Kualifikimeve të Kosovës dhe Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve për Standarde dhe Trajnime për Zbatimin e Ligjit (IADLEST) me seli në SHBA, e cila ka akredituar si N ADKV-në ashtu edhe AKSP-në në nivel ndërkombëtar. Gjatë kohës së tyre në ADKV, koordinatorët u njohën me mekanizmat e brendshëm të sigurimit të cilësisë të ADKV-s për akademitë e trajnimit të zbatuesve të ligjit. Ata shqyrtuan proceset e zhvillimit të kurrikulës së akademisë, standardet e trajnimit të instruktorëve dhe kornizat e përgjithshme të cilësisë, të gjitha të përafruara ngushtë me kriteret e IADLEST dhe të zbatuara gjerësisht në të gjitha akademitë trajnuese të zbatuesve të ligjit në SHBA. Vizita e delegacionit u prit ngrohtësisht nga përfaqësues të nivelit të lartë të Karolinës Veriore, përfshirë prokurorin e përgjithshëm Jeff Jackson dhe përfaqësues nga Byroja Shtetërore e Hetimeve e Karolinës Veriore, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë publike dhe trajnimin e zbatuesve të ligjit. Për Maria De Benito, Ushtruese e Detyrës e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë, ofrimi i trajnimeve të cilësisë së lartë për personelin e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë është më i rëndësishëm se kurrë. “Sfidat moderne, si terrorizmi, krimi kibernetik, dhe krimi transnacional, kërkojnë më shumë sesa thjesht aftësi teknike. Ato kërkojnë gjykim të shëndoshë, udhëheqësi etike dhe ekspertizë të mirë ndërkombëtare për të reaguar në mënyrë efektive. Për të përmbushur këto kërkesa, jo vetëm që duhet të rrisim standardet tona të trajnimit, por edhe të promovojmë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e praktikave të mira me akademitë e akredituara”, tha Ushtruesja e Detyrës. "Vetëm profesionistët më të përgatitur të sigurisë publike mund t'i mbrojnë vërtetë komunitetet". Kjo vizitë shënon kulmin e përpjekjeve për themelimin e plotë të Komisionit për Sigurim të Cilësisë në kuadër të AKSP-së, duke trajnuar gjashtë koordinatorët për sigurimin e cilësisë së sigurisë publike sipas standardeve ndërkombëtare. Të pajisur me njohuritë dhe aftësitë e fituara nga përvoja në ADKV, detyra e koordinatorëve tani është që të zhvillojnë dhe mirëmbajnë procedurat e brendshme për të vlerësuar dhe përmirësuar efektivitetin, efikasitetin dhe rëndësinë e shërbimeve të trajnimit mbi sigurinë publike, duke siguruar përputhshmëri me standardet ndërkombëtare të akreditimit dhe standardet e sigurimit të cilësisë.
Prezenca e OSBE-së dhe Universiteti i Tiranës forcojnë partneritetin për zhvillimin e medias
Publishing date: 26 maj 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Arsimi, Liria dhe zhvillimi i medias, Rinia
Ambasadori Michel Tarran, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, u takua më 26 maj 2025 me Prof. Dr. Mark Markun, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, për të diskutuar rritjen e bashkëpunimit dhe çuarjen përpara të synimeve të Shqipërisë në fushën e lirisë së medias dhe të lirisë së shprehjes.