Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizon trajnim të specializuar mbi analizën sektoriale të krimeve financiare për Policinë e Shtetit
Publishing date: 19 qershor 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Policimi, Reforma dhe bashkëpunimi ushtarak
Në mbështetje të Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të Shqipërisë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një program trajnimi treditor mbi analizën sektoriale të krimeve financiare, nga 17 deri më 19 qershor 2025.
Prezenca e OSBE-së trajnon gazetarët për raportim të përgjegjshëm mbi armët e vogla, sigurinë dhe dhunën me bazë gjinore
Publishing date: 5 qershor 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Njëmbëdhjetë gazetarë nga media të ndryshme morën pjesë në një trajnim për përmirësimin e cilësisë së raportimit mbi incidentet lidhur me armët e vogla dhe të lehta (AVL), me fokus të veçantë mbi dhunën me bazë gjinore, më 3 qershor 2025. Trajnimi ndërveprues u organizua nga Prezenca e OSBE-së si pjesë e mbështetjes së saj për përpjekjet e autoriteteve shqiptare për të forcuar ndërgjegjësimin publik mbi rreziqet dhe keqpërdorimin e AVL-ve.
Misioni i OSBE-së mbështet Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në funksionalizimin e Komisionit për Sigurim të Cilësisë
Publishing date: 28 maj 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të mbështetur Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbështetur vizitën e dytë në Akademinë e Drejtësisë së Karolinës Veriore (ADKV) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Duke u bazuar në trajnimin e mëparshëm të organizuar nga ADKV për zyrtarët e lartë të AKSP-së, Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor dhe Shërbimit Korrektues, me mbështetjen e Misionit, dhe në bazë të Protokollit të Bashkëpunimit të miratuar ndërmjet ADKV-së dhe AKSP-së në vitin 2024, kjo vizitë shënon përfundimin e suksesshëm të funksionalizimit të plotë të Komisionit për Sigurim të Cilësisë në kuadër të AKSP-së. Grupi i dytë i koordinatorëve për sigurimin e cilësisë në fushën e sigurisë publike që përfaqësonin AKSP-në, si dhe institucionet kyçe si Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Doganat dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës, shqyrtoi praktikat e mira për adresimin e rekomandimeve të Autoritetit të Kualifikimeve të Kosovës dhe Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve për Standarde dhe Trajnime për Zbatimin e Ligjit (IADLEST) me seli në SHBA, e cila ka akredituar si N ADKV-në ashtu edhe AKSP-në në nivel ndërkombëtar. Gjatë kohës së tyre në ADKV, koordinatorët u njohën me mekanizmat e brendshëm të sigurimit të cilësisë të ADKV-s për akademitë e trajnimit të zbatuesve të ligjit. Ata shqyrtuan proceset e zhvillimit të kurrikulës së akademisë, standardet e trajnimit të instruktorëve dhe kornizat e përgjithshme të cilësisë, të gjitha të përafruara ngushtë me kriteret e IADLEST dhe të zbatuara gjerësisht në të gjitha akademitë trajnuese të zbatuesve të ligjit në SHBA. Vizita e delegacionit u prit ngrohtësisht nga përfaqësues të nivelit të lartë të Karolinës Veriore, përfshirë prokurorin e përgjithshëm Jeff Jackson dhe përfaqësues nga Byroja Shtetërore e Hetimeve e Karolinës Veriore, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë publike dhe trajnimin e zbatuesve të ligjit. Për Maria De Benito, Ushtruese e Detyrës e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë, ofrimi i trajnimeve të cilësisë së lartë për personelin e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë është më i rëndësishëm se kurrë. “Sfidat moderne, si terrorizmi, krimi kibernetik, dhe krimi transnacional, kërkojnë më shumë sesa thjesht aftësi teknike. Ato kërkojnë gjykim të shëndoshë, udhëheqësi etike dhe ekspertizë të mirë ndërkombëtare për të reaguar në mënyrë efektive. Për të përmbushur këto kërkesa, jo vetëm që duhet të rrisim standardet tona të trajnimit, por edhe të promovojmë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e praktikave të mira me akademitë e akredituara”, tha Ushtruesja e Detyrës. "Vetëm profesionistët më të përgatitur të sigurisë publike mund t'i mbrojnë vërtetë komunitetet". Kjo vizitë shënon kulmin e përpjekjeve për themelimin e plotë të Komisionit për Sigurim të Cilësisë në kuadër të AKSP-së, duke trajnuar gjashtë koordinatorët për sigurimin e cilësisë së sigurisë publike sipas standardeve ndërkombëtare. Të pajisur me njohuritë dhe aftësitë e fituara nga përvoja në ADKV, detyra e koordinatorëve tani është që të zhvillojnë dhe mirëmbajnë procedurat e brendshme për të vlerësuar dhe përmirësuar efektivitetin, efikasitetin dhe rëndësinë e shërbimeve të trajnimit mbi sigurinë publike, duke siguruar përputhshmëri me standardet ndërkombëtare të akreditimit dhe standardet e sigurimit të cilësisë.
Prezenca e OSBE-së dhe Universiteti i Tiranës forcojnë partneritetin për zhvillimin e medias
Publishing date: 26 maj 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Arsimi, Liria dhe zhvillimi i medias, Rinia
Ambasadori Michel Tarran, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, u takua më 26 maj 2025 me Prof. Dr. Mark Markun, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, për të diskutuar rritjen e bashkëpunimit dhe çuarjen përpara të synimeve të Shqipërisë në fushën e lirisë së medias dhe të lirisë së shprehjes.
Prezenca e OSBE-së forcon kapacitetet e gjyqtarëve dhe prokurorëve për teknikat hetimore dhe gjykimin e pastrimit të parave
Publishing date: 21 maj 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Mirëqeverisja, Sundimi i ligjit
Më 19 dhe 20 maj 2025, Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim të ngushtë me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, zhvilloi një trajnim të specializuar për ndërtimin e kapaciteteve, me qëllim forcimin e aftësive të gjyqtarëve dhe të prokurorëve për hetimin dhe gjykimin e rasteve të ndërlikuara të pastrimit të parave. Rreth 70 gjyqtarë dhe prokurorë morën pjesë në trajnim, përfshirë 13 gjyqtarë dhe prokurorë nga Akademia e Drejtësisë në Prishtinë.
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së përfundon vizitën zyrtare në Shqipëri, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Publishing date: 17 maj 2025
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSCE Secretariat
TIRANË/VJENË, 17 maj 2025 – Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Feridun H. Sinirlioğlu, përfundoi sot vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, duke theksuar kontributin e vazhdueshëm të OSBE-së për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë konkurruese dhe të mirorganizuara, por me mungesë mundësish të barabarta, shprehen vëzhguesit ndërkombëtarë
Publishing date: 12 maj 2025
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
What we do: Zgjedhjet
TIRANË, 12 maj 2025 – Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë ishin konkurruese, u menaxhuan me profesionalizëm, autoritetet për herë të parë arritën të përballonin sfidën e organizimit të votimit nga jashtë vendit dhe kandidatët patën në përgjithësi mundësinë të bënin fushatë lirshëm, por procesi u karakterizua nga keqpërdorimi i gjerë i burimeve publike dhe i pushtetit institucional nga partia në pushtet, ndërkohë që raportime të shumta për presion ndaj punonjësve të administratës publike dhe zgjedhësve të tjerë, si dhe raste intimidimi, ishin shqetësuese, u shprehën vëzhguesit ndërkombëtarë në një deklaratë sot.