Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Komisionerja e lartë Thors në Shkup: Stabiliteti kërkon rikthim urgjent të proceseve demokratike dhe politike
Publishing date: 15 maj 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE High Commissioner on National Minorities
What we do: National minority issues, Toleranca dhe mosdiskriminimi
SHKUP, 15 maj 2015 – Komisionerja e lartë e OSBE-së për pakica kombëtare, Astrid Thors ka vizituar më 14 maj së bashku me Ambasadorin Gérard Stoudmann, Përfaqësues Special të OSBE-së për Ballkanin Perëndimor, si dhe Ambasadorin Dejan Shahoviç, Udhëheqës i grupit punues të Kryesisë së OSBE-së. Ajo i vazhdoi takimet në Shkup dhe Tetovë më 15 maj në mënyrë që të hartojë vlerësim të pavarur lidhur me situatën në përputhje me mandatin e saj...
OSBE/ODIHR hap misionin e vëzhgimit për zgjedhjet lokale në Shqipëri
Publishing date: 15 maj 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
What we do: Zgjedhjet
TIRANË, 15 Maj 2015 – Zyra e OSBE/ODIHR-it hapi zyrtarisht sot një mision vëzhgimi të zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit në Republikën e Shqipërisë. Misioni i OSBE/ODIHR vjen në Shqipëri me një ftesë zyrtare të bërë nga Qeveria Shqiptare.
Përfaqësuesja e OSBE-së bën thirrje për progres në reformimin e transmetuesit publik dhe ruajtjen e pluralizmit të medias në Shqipëri
Publishing date: 12 maj 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
TIRANË, 12 maj 2015 – Në fund të një vizite dyditore në Tiranë, Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović, theksoi sot nevojën për të përdorur vrullin e momentit për reformimin e transmetuesit publik në Shqipëri. Gjatë vizitës, ajo trajtoi, gjithashtu, çështje si pluralizmi i medias dhe përqendrimit i medias, veçanërisht gjatë procesit të kalimit në transmetimet numerike; pavarësia e organit të rregullimit të transmetimeve; të drejtat e punës të gazetarëve dhe liria e internetit.
Kthimi i sigurisë tejet i rëndësishëm, thotë Misioni i OSBE-së në Shkup
Publishing date: 10 maj 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve
SHKUP, 10 maj 2015 – Ushtruesi i detyrës Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadorja Marian Berec, shpreh ngushllime të sinqerta familjeve dhe të dashurve të efektivëve të policisë që humbën jetën e tyre në ngjarjet në Kumanovë si dhe të gjithë të lënduarve iu dëshiron shërim të shpejtë.
Misioni i OSBE-së në Shkup apelon për vetpërmbajtje, monitoron situatën në Kumanovë
Publishing date: 9 maj 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve
SHKUP, 9 Maj 2015- Misioni i OSBE-së në Shkup po monitoron dhe vlerëson nga afër situatën e sigurisë në Kumanovë dhe kërkon që të gjithë palët e shqetësuara të tregojnë vetpërmbajte.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup shprehë shqetësime në lidhje me protestat e djeshme në Shkup
Publishing date: 6 maj 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit
SHKUP, 6 Maj, 2015 –Shefi Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Ralf Breth shprehë shqetësimet lidhur me protestat e djeshme para godinës qeveritare në Shkup...
Mediat e papenguara dhe profesionale janë qenësore për zhvillim demokratik të Kosovës, thotë Shefi i Misionit të OSBE-së në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit
Publishing date: 3 maj 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
PRISHTINË, 3 maj 2015 – Mediat e papenguara dhe profesionale janë qenësore për zhvillimin demokratik të Kosovës, tha Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, dhe u bëri thirrje institucioneve që të garantojnë liri të shprehjes dhe liri të mediave, si dhe të sigurojnë një ambient më të sigurt pune për gazetarët që të informojnë publikun me kohë dhe në mënyrë objektive.