Redaksia e lajmeve
Kthimi i sigurisë tejet i rëndësishëm, thotë Misioni i OSBE-së në Shkup
SKOPJE 10 maj 2015
SHKUP, 10 maj 2015 – Ushtruesi i detyrës Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadorja Marian Berec, shpreh ngushllime të sinqerta familjeve dhe të dashurve të efektivëve të policisë që humbën jetën e tyre në ngjarjet në Kumanovë si dhe të gjithë të lënduarve iu dëshiron shërim të shpejtë.
Kthimi i sigurisë është i një rëndësie tejet të madhe dhe kjo do të mundësohet me anë të shpjegimit të qartë të ngjarjeve përmes hetimeve të plota të kryera nga ana e autoriteteve kompetente.
Misioni i OSBE-së në Shkup apelon deri te të gjitë të ruajnë qetësinë. OSBE-ja është e gatshme të mbështesë përpjekjet që synojnë zgjidhjen e situatës me mjete paqësore dhe parandalimin e eskalimit të mëtejmë.