Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup shprehë shqetësime në lidhje me protestat e djeshme në Shkup
SHKUP, 6 Maj, 2015 –Shefi Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Ralf Breth shprehë shqetësimet lidhur me protestat e djeshme para godinës qeveritare në Shkup.
“E drejta për tubim dhe protestë paqësore është e drejtë e garantuar kushtetuese e të gjithë qytetarëve në vend. Megjithatë, protestat e këtilla nuk duhet të shëmtohen nga dhuna,” tha Breth.
“Çdo qytetar duhet të jetë në gjendje për të shprehur mendimin e vet dhe duhet ta bëjë atë në mënyrë paqësore dhe të përgjegjshme, ndërsa forcat e sigurisë duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrën e tyre dhe të sigurojnë ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë publike. Mirëpo, policia duhet të veprojë në mënyrë profesionale dhe adekuate duke respektuar plotësisht të drejtat individuale të pjesëmarrësve në protestë,” shtoi ai.
“Iu bëj thirrje autoriteteve dhe aktorëve politik, gjithashtu edhe qytetarëve, të sillen me përgjegjshmëri dhe të përmbahen nga dhuna,” tha Breth.