Thirrja e tretë e hapur për propozime për fondin e arteve ndërkulturore rinore
E hapur për: Organizatat e shoqërisë civile, Komunat, Fondacionet kulturore
Mundësi financimi: Deri në 5000 EUR për aplikim/thirrje
Periudha e implementimit: Shtator 2024 - Korrik 2025
Afati i dorëzimit: 30 Prill 2024
Udhëzime për aplikantët për grante
Ndërtimi i urave të reja
Projekti “Ndërtimi i urave të reja” (NUR) ndërlidhet me Fondin për ndërtimin e urave të reja (NUR) për periudhën 2014-2021, i cili paraqiti një model për arsimin e integruar në Maqedoninë e Veriut duke mbështetur shkollat, komunat dhe organizatat e shoqërisë civile (OSHC) për të bashkuar fëmijët me prejardhje dhe gjuhë të ndryshme përmes aktiviteteve të përbashkëta ekstrakurrikulare.
Ky projekt i ri synon më tej ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse që ushqejnë dhe krenohen me pluralizmin kulturor dhe respektin për tolerancën, dialogun dhe bashkëpunimin, në një klimë besimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë si garanci më të mira të paqes dhe sigurisë sociale.
NUR aktualisht mbështetet nga Mbretëria e Norvegjisë, Republika e Polonisë, Dukata e Madhe e Luksemburgut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Objektivi i Fondit për artet ndërkulturore rinore (FANR)
Objektivi i përgjithshëm i Fondit për artet ndërkulturore rinore (FANR) është të forcojë kapacitetin e të rinjve pavarësisht dallimeve etnike për të promovuar dialogun ndëretnik, vlerat qytetare dhe për të luftuar diskriminimin përmes aktiviteteve të bazuara në art dhe iniciativave ndërkulturore. FANR do të shpërndajë grante për OSHC-të e përzgjedhura që punojnë me djem dhe vajza dhe organizatat kulturore me një përvojë të pasur në fushën e fuqizimit të të rinjve dhe promovimit të vlerave qytetare përmes artit dhe aktiviteteve ndërkulturore.
Prioritetet e Fondit për ANR janë:
- Forcimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëpunimit midis fëmijëve dhe të rinjve me prejardhje të ndryshme gjuhësore dhe kulturore përmes aktiviteteve të përbashkëta;
- Nxitja e respektit të ndërsjellë dhe luftimi i stereotipeve dhe paragjykimeve etnike duke zhvilluar një ndjenjë komuniteti dhe përkatësie;
- Ngritja e vetëdijes për rëndësinë e angazhimit qytetar si mjet për integrim;
- Promovimi i artit si mjet për komunikim ndërkulturor dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
Mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile, subjektet/fondacionet kulturore dhe komunat.
Në kuadër të thirrjes së tertë për propozime, FANR siguron grante deri në 5000 euro për OSHC-të/subjektet kulturore dhe komunat që plotësojnë kushtet për propozim projektet e zbatuara midis Shtator 2024 dhe Korrik 2025.
Paketa e aplikimit
Për të marrë formularin e aplikimit, ju lutemi dërgoni një email në bnb.mk@osce.org dhe jepni informacionin tuaj të kontaktit.
Paketa e aplikimit është e qasshme në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Aplikacionet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze. Përveç versionit në gjuhë angleze mund të dorëzohet edhe version shtesë në gjuhën maqedonase dhe/ose shqipe. Në rast mospërputhjeje, do të mbizotërojë versioni në anglisht.
Afati i fundit për Thirrjen e tretë të hapur është 30 prill 2024.
Aplikacionet duhet të dërgohen direkt në: BNB.mk@osce.org.
Aplikimet fillimisht shqyrtohen nga Zyra Ekzekutive e Fondit NUR për të përcaktuar nëse janë të pranueshme. Një bord i pavarur këshillues merr vendimin përfundimtar për ndarjen e fondit.
Për çdo pyetje në lidhje me thirrjen e hapur mund të kontaktoni ekipin tonë:
Emilija Simonovska |Tel: 070 358083
Florin Rexhepi | Tel: 070 358298
Email: bnb.mk@osce.org
Objektivi i Fondit të arteve ndërkulturore rinore (FANR)
Kriteret e pranueshmërisë
1. Pranueshmëria e aplikantit
FANR do të ndajë grante të vogla për OSHC-të e përzgjedhura, qendrat rinore, qendrat kulturore dhe subjektet e tjera të regjistruara ligjërisht (p.sh., komunat) në Republikën e Maqedonisë së Veriut me një përvojë të dëshmuar në fushat e fuqizimit të të rinjve dhe promovimit të vlerave qytetare përmes artit dhe aktiviteteve ndërkulturore.
Propozime projektet e financuara do të administrohen drejtpërdrejt nga OSHC-të përfituese, të kontraktuara nga Misioni si partnerë zbatues dhe do të menaxhohen në përputhje me udhëzimet administrative dhe rregulloret e OSBE-së për partnerët zbatues.
Nëse financohet, në fillim të aktiviteteve të projektit, çdo përfituesi të grantit do t'i kërkohet të kryejë një sondazhë bazë për të matur shkallën fillestare të kohezionit social midis djemve dhe vajzave që marrin pjesë. Më saktë, sondazhi ka për qëllim të masë perceptimet e përkatësisë, përfshirjes, tolerancës dhe pjesëmarrjes si fusha të rëndësishme të kohezionit social. Sondazhi do të zhvillohet nga Njësia NUR dhe do të realizohet më tej nga përfituesit e granteve si partnerë zbatues. Pjesëmarrësve do t’u garantohet fshehtësia e informacionit të dhënë në sondazhin. Të gjitha të dhënat do të ruhen dhe mirëmbahen në mënyrë të sigurt brenda serverit të Misionit. Gjetjet e sondazhit bazë do të futen në raportin përfundimtar të vetëvlerësimit të projektit.
2. Pranueshmëria e aktiviteteve e projektit
Aktivitetet e pranueshme duhet të synojnë:
- Avancimin e vlerave të përbashkëta qytetare;
- Inkurajimin e socializimit ndëretnik;
- Promovimin e tolerancës përmes artit dhe nismave kulturore.
Mundësitë janë të pafundme dhe nuk janë vendosur kufij të qartë për sa kohë që pjesëmarrësit e projektit dhe përfituesit me gjuhë të ndryshme mësimore angazhohen në mënyrë aktive dhe ndërtohen ura.
Kjo duket e mundur më së shumti kur aktivitetet (p.sh., debatet ndërkulturore; punëtoritë; fushatat; veprimet në komunitet, bisedimet frymëzuese):
- Çojnë drejt një produkti të dëshiruar të përbashkët (p.sh., grup roku multietnik, shfaqe teatrale, film dokumentar, art mural me grafiti) që rezulton nga shpeshtësia e kontaktit dhe angazhimit aktiv midis të rinjve pjesëmarrës;
- Janë me të vërtetë "të përziera" me përfaqësim të barabartë të të rinjve me gjuhë të ndryshme mësimore; dhe krijojnë bashkëpunimin midis njëri-tjetrit gjatë ngjarjeve;
- Përqendrohen që të theksojnë interesat e përbashkët, dhe jo prejardhjet që bëjnë dallimin mes tyre;
- Përfshijnë në mënyrë të barabartë djem dhe vajza, si dhe të rinj me nevoja të veçanta. Për të gjithë nxënësit, nën 18 vjeç, të përfshirë në aktivitetet e projektit, aplikantët duhet të marrin miratimin e prindërve.
- Përjashtojnë politikën;
- Sigurojnë mundësi për komunitetet pakicë dhe të margjinalizuara në vendet ku do të zhvillohet aktiviteti;
- Bazohen në interesat e shprehur nga vetë të rinjtë dhe jo të dizajnuara vetëm nga stafi i OShC-ve.
3. Buxheti
Fondi Ndërtimi i urave të reja nuk i paguan parat por blen materialet dhe/ose shërbimet e nevojshme për zbatimin e aktiviteteve sipas rregullave dhe procedurave të Misionit të OSBE-së në Shkup. Aplikanti duhet të japë një vlerësim të shpenzimeve të parashikuara, dhe pas kësaj Zyra Ekzekutive përfundimisht vendos për blerjet e pranueshme. Granti nuk do të mbulojë asnjë shpenzim pune të OSHC-ve (qiranë për zyrat, shpenzimet komunale, etj.), ose shpenzime që ekzistonin përpara dhënies së grantit.
Projekti është një aktivitet i bashkëfinancuar, ku aplikanti mbulon shpenzimet për zyrat, shpenzimet komunale, ekspertizën e brendshme, etj. Shkalla e bashkëfinancimit që aplikanti do të jetë në gjendje të sigurojë do të jetë një nga kriteret në të cilat Projekti do të mbështetet gjatë vlerësimit të aplikantit/ëve.
Konsultime me rininë
Të gjitha propozim projektet duhet qartë të demonstrojnë pjesëmarrjen e të rinjve në zbatimin e aktiviteteve. Qëllimi i këtij kushti është të sigurohet se të gjitha propozimet përfshijnë aktivitete integruese që vetë të rinjtë i konsiderojnë si më të realizueshme dhe interesante, si dhe të mbështesë zhvillimin e një kulture të shkëmbimit të hapur idesh mes stafit të OSHC-ve dhe të rinjve që marrin pjesë.
Bordi këshillues i Fondit të ri për NUR
Bordi këshillues i Fondit të ri për NUR është organi kryesor që vlerëson aplikimet. Si organi vendimmarrës i gjithë skemës së financimit të NUR, detyra e të cilit është të vlerësojë propozim projektet dhe të marrë vendime për ndarjen e granteve. Parashikohet që Bordi të përbëhet nga Menaxheri i Projektit të NUR i Misionit të OSBE-së në Shkup , Oficeri i Lartë për çështje gjinore (ose Zëvendës personi i kontaktit për çështje gjinore, ose një përfaqësues tjetër nga Njësia për çështje gjinore), Oficeri kombëtar i Programit përgjegjës për portofolin e të rinjve, Oficeri i lartë i demokratizimit dhe një përfaqësues nga Njësia e monitorimit.
Njoftimi për vendimin
Aplikantët do të informohen me e-mail për vendimin e Bordit këshillues të fondit NUR në lidhje me aplikimin e tyre. Nëse aplikimi miratohet me kusht, aplikantët do të marrin komentet dhe rekomandimet e Bordit mbi atë se si ta rishikojnë aplikimin. Nëse kërkesa refuzohet, aplikanti do të marrë arsyetimin për vendimin negativ. Aplikimet që janë më tepër në përputhje me objektivat e përcaktuara në këto Udhëzime, që kanë cilësinë më të lartë, ndikimin e pritur, qëndrueshmëri dhe efektivitet të kostos, do të kenë shans më të madh për të fituar grantin.