Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
OSBE dhe Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut fillojnë projektin për monitorimin e proceseve gjyqësore të rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar
Publishing date: 28 korrik 2021
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit
SHKUP, 28 korrik 2021- Misioni i OSBE-së në Shkup filloi një projekt të financuar nga BE për mbështetjen e administrimit më efektiv të drejtësisë duke monitoruar proceset gjyqësore të rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Maqedoninë e Veriut. Ky projekt tre-vjeçar është pjesë e një iniciative rajonale që po zbatohet nga misionet e OSBE-së në Tiranë, Podgoricë, Shkup, Sarajevë dhe Prishtinë.
Misioni i OSBE-së në Shkup hap thirrje për propozim projekte nga organizatat e shoqërisë civile dhe atyre për bamirësi
Publishing date: 22 maj 2020
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
22 maj 2020, SHKUP- Sot Misioni i OSBE-së në Shkup hapi thirrje për propozim-projekte nga organizatat e shoqërisë civile (OShC), asociacionet dhe shoqatat bamirëse. Qëllimi i thirrjes është të adresojë nevojat e komuniteteve më të prekshme dhe të pambrojtura në vend në fushat e përfshira nga mandati i Misionit gjatë krizës me Covid-19.
Misioni i OSBE-së në Shkup dhe bashkëpunëtorët bëjnë thirrje për qasje proaktive në parandalimin e dhunës në familje
Publishing date: 6 prill 2020
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Barazia gjinore, Sundimi i ligjit
SHKUP, 6 Prill 2020- Misioni i OSBE-së në Shkup, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë së Veriut dhe Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje u bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse që të bëjnë përpjekje shtesë për të parandaluar dhunën në familje gjatë krizës së COVID-19, si dhe të vendosen mekanizma efikas për mbrojtjen e viktimave.
Misioni i OSBE-së në Shkup, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli për Etikë në Media bëjnë thirrje mos të përdoret gjuha e urrejtjes në media, veçanërisht gjatë periudhës parazgjedhore
Publishing date: 5 shkurt 2020
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
SHKUP, 5 shkurt 2020 – Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Misioni i OSBE-së në Shkup, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli për Etikë në Media, bënë thirje për ndërgjegjësim për parandalimin e gjuhës së urrejtjes në media, veçanërisht gjatë periudhës parazgjedhore.
Fushata e OSBE-së për 16 Ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore 2019: ‘Thyej heshtjen’
Publishing date: 25 nëntor 2019
Content type: News
Where we are: OSCE Secretariat, Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Barazia gjinore
SHKUP, 25 nëntor 2019 – Si çdo vjet, duke kontribuar për 16 Ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të nisë një fushatë të re të titulluar ‘Thyej heshtjen’. Fushata synon të rrisë vetëdijen për çështjen e dhunës ndaj grave, duke u përqendruar kryesisht në të drejtat e grave. Tema ‘Thyej heshtjen’ nënvizon një nga pengesat kryesore për të luftuar dhunën kundër grave: shumica e grave e konsiderojnë dhunën në familje si një çështje private dhe shumë pak gra që kanë përjetuar dhunë flasin për të. Edhe më pak prej tyre raportojnë dhunën tek autoritetet.
OSBE prezanton rezultatet e sondazhit mbi mirëqenien dhe sigurinë e grave në Maqedoninë e Veriut
Publishing date: 15 maj 2019
Content type: News
Where we are: OSCE Secretariat, Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Barazia gjinore
Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Seksioni për barazi gjinore e OSBE-së prezantuan më 15 maj 2019 në Shkup një sondazh që tregon se dhuna ndaj grave në Maqedoninë e Veriut shpesh ngel e pa raportuar dhe se disa forma të dhunës fizike dhe seksuale janë shumë të përhapura në vend. Hulumtimi po ashtu tregon se ekziston një nevojë e veçantë për më shumë mbështetje dhe veprime të synuara për të ndihmuar gratë nga grupet e pakicave dhe nga zonat rurale...
Evenimenti Ndërtojmë urat i përkrahur nga OSBE bashkon nxënësit e etnive të ndryshme në Shkup
Publishing date: 15 tetor 2018
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Toleranca dhe mosdiskriminimi