Thirrje për pjesëmarrje: Trajnim për Angazhim dhe Fuqizim Rinor për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm

Misioni i OSBE-së në Shkup është duke bërë thirrje për pjesëmarrje në Trajnimin për Angazhim dhe Fuqizim Rinor për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, që do të mbahet më 15–18 shtator 2025 në Hotelin Romantik në Veles.
Kjo nismë synon të pajisë liderët e rinj me njohurinë dhe aftësitë për të trajtuar sfidat në parandalimin e konfliktit dhe sigurisë kombëtare. Ky është programi i tretë i Misionit me fokus në rininë, duke bashkuar 20 studentë që ndjekin studimet e sigurisë, drejtësisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimet politike në universitetet mbarë Maqedonisë së Veriut.
Pjesëmarrësit do të punojnë me pjesëtarët e Misionit të OSBE-së dhe ekspertët e institucioneve të sigurisë shtetërore, duke fituar perspektiva praktike mbi kompleksitetet e shoqërive shumë kulturore dhe sfidat moderne të sigurisë.
Periudha aplikimit: 25 gusht – 07 shtator 2025.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të informohen me anë të e-mailit, pra të gjithë kandidatët që do të aplikojnë duhet të ofrojnë adresë aktive. Formulari aplikimit është në gjuhën angleze, kurse aplikimet në gjuhët maqedonase dhe shqipe janë të mirëseardhura.
Misioni i OSBE-së do të mbulojë të gjitha shpenzimet lidhur me akomodimin, udhëtimin, materialet e trajnimit dhe vaktet. Gjatë ngjarjes do të mundësohet përkthim simultan.
Aplikoni këtu: https://forms.gle/cJzrtcie2v5ZCwbV6