Kafe dialogu e OSBE-së II: “Ndikimi i mediave në pikëpamjet gjinore: Çka mund të bëjmë për këtë?
Kur
Ku
Organizuar nga
Mediat, në të gjitha format e tyre, janë të përfshira në përzgjedhjen, ndërtimin dhe paraqitjen e realitetit. Në këtë kuptim, imazhi dhe përfaqësimi i roleve gjinore ka qenë çështje brengosëse për një kohë të gjatë. Mesazhet e vazhdueshme me polarizim gjinor kanë ndikim negativ thelbësor mbi atë se si shoqëria i sheh gratë dhe burrat.
Ejani në Kafenë e dytë të Dialogut të OSBE-së, që do të mbahet në Ferizaj/Uroševac më 17 nëntor 2016, për të mësuar më shumë për ndikimin e mediave në pikëpamjet gjinore dhe atë që ne mund ta bëjmë në këtë drejtim, si dhe për të diskutuar për mënyrat e parandalimit dhe sfidimit të stereotipave që portretizohen në media.
Kafeja e Dialogut e OSBE-së është krijuar nga gratë e reja nga Prishtina/Priština dhe Beogradi, të diplomuara në Akademinë e Dialogut të OSBE-së për gratë e reja, me përkrahje nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Folësit do të prezantohen shkurt.
Do të ketë edhe pije falas për pjesëmarrësit sipas rendit të arritjes