Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së do të bashkërendojë asistencën e komunitetit ndërkombëtar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Publishing date: 12 nëntor 2021
Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 dhe fillimit të diskutimeve për një reformë të re zgjedhore, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Vincenzo Del Monaco, organizoi një takim të ambasadorëve të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri, më 10 nëntor 2021, për të shkëmbyer informacion dhe për të bashkërenduar asistencën për çështjet zgjedhore.
Prezenca e OSBE-së organizon konferencë të nivelit të lartë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Publishing date: 1 nëntor 2021
Një konferencë e nivelit të lartë për arritjet e Shqipërisë në axhendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë dhe punën që mbetet për t’u bërë u zhvillua në Tiranë, më 1 nëntor 2021. Konferenca u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ambasada holandeze dhe UN Women Albania me rastin e 21-vjetorit të miratimit të rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara “Për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut ishte konkurrues, por pretendimet për presion mbi votuesit vazhduan, thonë vëzhguesit e ODIHR-it
Publishing date: 1 nëntor 2021
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
What we do: Zgjedhjet
SHKUP, 1 nëntor 2021 – Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut ishte konkurrues dhe administrata zgjedhore bëri përpjekje për të adresuar disa mangësi procedurale nga rrethi i parë. Megjithatë, retorika negative dhe pretendimet për presion ndaj votuesve dhe kandidatëve vazhduan të ndikojnë në zgjedhje, thanë në deklaratën e sotme vëzhguesit ndërkombëtarë nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizon seminar me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Publishing date: 1 nëntor 2021
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përfundoi më 29 tetor një trajnim dy-ditor të organizuar prej saj rreth standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira për gjykimin e veprave penale të korrupsionit.
Zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut ishin konkurruese, duke respektuar liritë themelore, por mangësitë ligjore mbeten shqetësuese, thonë vëzhguesit ndërkombëtarë
Publishing date: 18 tetor 2021
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
What we do: Zgjedhjet
SHKUP, 18 tetor, 2021- Kandidatët mund të zhvillonin fushatë lirshëm dhe liritë themelore u respektuan gjerësisht në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut, por zbrazëtirat e shumta në ligj dhe ndryshimet ligjore afër ditës së zgjedhjeve minuan stabilitetin ligjor dhe partitë më të mëdha parlamentare gëzojnë përparësi sistemore në shpërndarjen e burimeve publike për fushatë, thanë vëzhguesit ndërkombëtar nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në deklaratën e sotme...
Prezenca e OSBE-së organizon një kurs trajnimi të avancuar rreth analizës së krimit për Policinë e Shtetit
Publishing date: 8 tetor 2021
Në datat 5-8 tetor, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi në Durrës një kurs trajnimi të avancuar rreth analizës së krimit. Duke qenë vazhdimi i kursit të trajnimit të zhvilluar vitin e kaluar për Policinë e Shtetit rreth koncepteve dhe teknikave të analizës së krimit, ky kurs ishte konceptuar në përputhje me nevojat e Njësitë e Analizës Kriminale të Policisë së Shtetit dhe të Njësisë Shqiptare të Inteligjencës Financiare.
Misioni i OSBE-së prezanton raportin “Vlerësim i themelimit, funksionimit dhe performancës së mekanizmave komunalë për pjesëmarrje dhe përfaqësim të komuniteteve”
Publishing date: 6 tetor 2021
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Mirëqeverisja
PRISHTINË, 6 tetor 2021 – Mekanizmat komunalë për mbrojtjen e komuniteteve kanë treguar avancim gradual drejt arritjes së potencialit të tyre të plotë, me progres gradual në përmbushjen e detyrave të tyre thelbësore. Ende vazhdojnë të ekzistojnë boshllëqe në kuadrin legjislativ dhe atë të politikave por, megjithatë, avancimi i këtyre mekanizmave ka dëshmuar se mekanizmat mund të kenë ndikim pozitiv te komunitetet në të gjithë Kosovën, thuhet në raportin e Misionit të OSBE-së në Kosovë të prezantuar sot.