Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
E dërguara e posaçme e Kryesisë së OSBE-së përfundon vizitën e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut
Publishing date: 9 maj 2025
Content type: Komunikatat për shtyp
VJENË/HELSINKI, 9 maj 2025- E dërguara e posaçme e Kryesisë së OSBE-së, ambasadorja Terhi Hakala, përfundoi sot vizitën e saj zyrtare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita riafirmoi përkushtimin e OSBE-së për stabilitet, siguri dhe forcimin e institucioneve demokratike në Evropën Juglindore.
OSBE fillon Edicionin e 7-të të Programit “Media Fellowship” që kultivon bashkëpunim dhe fuqizon gazetarët e rinj
Publishing date: 7 maj 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Më 7 maj, Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Serbi, filloi edicionin e shtatë të Programit për gazetarë të rinj, duke i bërë bashkë tetë gazetarë nga shtëpitë mediale të Kosovës në gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe. Kjo nismë është planifikuar për të fuqizuar bashkëpunimin mes mediave, për të përsosur shkathtësitë e gazetarisë hulumtuese dhe për t’i adresuar sfidat ndaj lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve. Duke qenë pjesë e programit, gazetarët do të fillojnë vizitën e tyre studimore në Prishtinë nga 9 deri më 10 qershor. Gazetarët do të angazhohen me institucionet kryesore që formësojnë peizazhin medial të Kosovës, duke përfshirë shtëpitë mediale në gjuhën shqipe dhe ato në gjuhën serbe, organet rregulluese të mediave, asociacionet e mediave, dhe organizatat hulumtuese. Diskutimet do të përqendrohen në rregullimin medial, qëndrueshmërinë, sigurinë e gazetarëve, transmetuesin publik, vetë-rregullimin, dhe etikën e gazetarisë. Këto shkëmbime do t'ju sigurojnë gazetarëve informacione domethënëse sa i takon funksionimit të institucioneve të mediave dhe mjedisit më të gjerë medial. Faza e dytë e Programit do të mbahet në Beograd nga data 12 deri më 14 qershor. Gazetarët do të takohen me organizata mediale prijëse, asociacione të gazetarëve dhe shtëpi mediale hulumtuese. Temat që do mbulohen janë liria e mediave, siguria e gazetarëve, dhe sfidat e raportimit të temave të korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Programi për gazetarët e rinj e reflekton përkushtimin tonë ndaj fuqizimit të gazetarëve të rinj nga Kosova dhe forcimit të bashkëpunimit mes mediave të rajonit,” tha ambasadori Gerard McGurk, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. “Duke i bërë bashkë gazetarët nga komunitetet e ndryshme, ne kultivojmë kulturë dialogu, zhvillim profesional dhe përgjegjësi të përbashkët për liri dhe integritet të mediave.” Nisur në vitin 2017, Programi për gazetarë të rinj është pjesë e përkushtimit afatgjatë të Misionit të OSBE-së në Kosovë për të mbështetur zhvillimin e mediave, promovuar barazinë gjinore në gazetari dhe kultivuar dialogun ndërmjet komuniteteve. Deri më sot, Programi ka mbështetur 48 gazetarë me përgatitje e formime të ndryshme, duke i përforcuar kapacitetet profesionale të mediave lokale dhe kultivuar bashkëpunim afatgjatë rajonal. Përfituesit e Programit për vitin 2025: Albijona Hoxhaj, gazetare, Betimi për Drejtësi Aleksandra Jovanović, gazetare, Radio Kosovska Mitrovica Ardona Popova, gazetare, Koha Group Bojan Miladinović, gazetar, TV Most Endrita Bajrami, gazetare, Klan Kosova Florinda Kelmendi, gazetare, BIRN Kosovo Milica Srejić, gazetare, Alterantivna Veronë Zymberi, gazetare, Kallxo.com
Ambasadori Gerard McGurk merr detyrën si Shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë
Publishing date: 5 maj 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
PRISHTINË, 5 maj 2025 – Ambasadori Gerard McGurk, diplomat karriere në Shërbimin Diplomatik Britanik, është emëruar Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe sot ka marrë zyrtarisht detyrën e re.
Ushtruesja e Detyrës së Shefes së Misionit të OSBE-së Cornelia Taylor viziton rajonin e Mitrovicës për të takuar shoqërinë civile dhe mediat
Publishing date: 24 prill 2025
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor, vizitoi sot rajonin e Mitrovicës për të takuar organizatat lokale që mbështesin personat me aftësi të kufizuara dhe të mbijetuarat e dhunës në familje, si dhe gra redaktore e gazetare. Vizita filloi në “Podrži Me”, një qendër ditore ndërkomunitare për personat me aftësi të kufizuara, ku Taylor u takua me përfaqësueset e qendrës, dhe me Anastasija Djorgjević nga iniciativa rinore me emrin Liderët e Rinj për Kosovën. Diskutimet u fokusuan në sfidat e punës me komunitete të ndryshme dhe persona me aftësi të kufizuara. Derisa ishte në këtë qendër, Taylor vëzhgoi përgatitjet për një aktivitet të mbështetur nga OSBE me aktivistë të rinj, studentë të artit nga Universiteti në gjuhën serbe në Mitrovicën Veriore, staf të “Podrži Me”, vullnetarë e përfitues. Qëllimi i aktivitetit ishte krijimi i një hapësire më të ngrohtë përmes lyerjes dhe dekorimit të hyrjes në qendër. Taylor më pas u takua me profesionistë të mediave në gjuhën serbe, duke përfshirë Tatjana Lazarević, kryeredaktore e KoSSev, Ana Marija Ivković, kryeredaktore e “Alternativna” si dhe Mirjana Milutinović drejtore ekzekutive dhe Sandra Dobrić gazetare nga Kontakt Plus Radio. Ato diskutuan tema të ndryshme që përfshinin sigurinë e gazetarëve, financimin, sfidat me të cilat përballen gazetaret dhe rolin e mediave në luftimin e dezinformimit. Në Mitrovicën e Jugut, Taylor vizitoi Down Syndrome Kosova ku diskutoi mbi rëndësinë e vazhdueshme të përpjekjeve për mbështetje dhe avokim për të drejta të plota dhe përfshirje të personave me aftësi të kufizuara. Ajo gjithashtu mori pjesë në një diskutim me organizatat që promovojnë të drejtat e këtyre personave. Vizita përfundoi me takimin në Qendrën për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës “Raba Voca”, ku Taylor dhe drejtorja Fidane Hyseni diskutuan rreth punës jetike të strehimores dhe bashkëpunimin e saj me Misionin e OSBE-së. “Nga nxitja e përfshirjes për personat me aftësi të kufizuara dhe mbështetja për të mbijetuarat e dhunës në familje, deri te adresimi i sfidave të veçanta me të cilat përballen gratë në gazetari, jam këtu për të theksuar rëndësinë e fuqizimit të komuniteteve, promovimit të diversitetit dhe forcimit të bashkëpunimit për të kapërcyer sfidat e përbashkëta,” tha Taylor. “Kjo vizitë vetëm sa ka përforcuar besimin tim të fortë se përkushtimi dhe puna e palodhur e njerëzve dhe organizatave me të cilat pata kënaqësinë të takohesha sot do të nxisin ndryshime domethënëse dhe pozitive,” përfundoi Taylor.
Prezenca e OSBE-së forcon kapacitetet e autoriteteve të burgjeve mbi të drejtën e votës së personave të privuar nga liria, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri
Publishing date: 24 prill 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Më 24 prill 2025, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, organizoi një trajnim për rreth 45 punonjës të nivelit të lartë të burgjeve mbi të drejtën e votës në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Qëllimi i këtij trajnimi ishte të mbështeste administratën e burgjeve për të siguruar mbrojtjen dhe lehtësimin e ushtrimit të të drejtës së votës nga të dënuarit dhe të paraburgosurit, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare.
Prezenca e OSBE-së forcon kapacitetet e prokurorëve për hetimin e krimeve zgjedhore, përpara zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri
Publishing date: 17 prill 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Zgjedhjet, Sundimi i ligjit
Më 16 prill 2025, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme, Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe projektin “EU4Justice”, organizoi një tryezë teknike të përqendruar në forcimin e hetimit dhe të ndjekjes penale të krimeve zgjedhore.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizon trajnim të përparuar për vlerësimin e rrezikut për analistët e Policisë së Shtetit
Publishing date: 14 prill 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Policimi, Reforma dhe bashkëpunimi ushtarak
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një program trajnimi intensiv për forcimin e aftësive analitike të Policisë së Shtetit. Programi synoi rritjen e kapacitetin të analistëve të policisë për të identifikuar, vlerësuar dhe dhënë përparësi kërcënimeve kriminale, me fokus rrjetet e krimit të organizuar që veprojnë në Shqipëri.