Publications
Monitori i të drejtave pronësore- Edicioni i 11-të
Publishing date: 26 mars 2025
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Monitori i të Drejtave Pronësore është publikim gjashtëmujor i vrojtimeve të monitorimit të OSBE-së në tërë Kosoven dhe ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të gjendjes në terren mbi të drejtat pronësore dhe banesore të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe personave të zhvendosur.
Thirrje për pjesëmarrje- Trajnim për fasilitimin e dialogut publik
Publishing date: 21 mars 2025
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së në Kosovë fton gratë nga të gjitha komunitetet të cilat janë të pasionuara për përmirësimin e sigurisë, nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimin me Rrjetet e Sigurisë së Grave që të aplikojnë për një trajnim për fasilitimin e dialogut publik, organizuar në bashkëpunim me Qendrën Nansen për Paqe dhe Dialog.
Përtej lajmeve të rreme- Zhvillimi i edukimit mediatik dhe i informacionit për një shoqëri të informuar
Publishing date: 20 mars 2025
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti i Misionit të OSBE-së në Kosovë 'Përtej lajmeve të rreme- Zhvillimi i edukimit mediatik dhe i informacionit për një shoqëri të informuar' ofron një seri gjithëpërfshirëse të përmbledhjeve të politikave mbi Edukimin Mediatik dhe Informativ që synojnë adresimin e sfidave në rritje të paraqitura nga keqinformimi, dezinformimi, manipulimi dixhital dhe shqetësimet etike në peizazhin mediatik.
Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi (KKSB) 2024
Publishing date: 27 shkurt 2025
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Kjo fletë informative përmban të dhëna për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi (KKSB)
Thirrje për aplikim- Programi “EmPOWER” për gratë politikane në nivel lokal 2025
Publishing date: 26 shkurt 2025
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
OSBE ju fton të aplikoni për edicionin e katërt të Programit “EmPOWER” për gratë politikane në nivel lokal. Nëse je grua që aktualisht mban pozitë drejtuese në nivel lokal apo ke ambicie të bëhesh politikane dhe dëshiron ta avancosh karrierën – ky program është për ty. Tridhjetë kandidate të suksesshme që i plotësojnë kriteret e kualifikimit do të përzgjidhen për të marrë pjesë. Ju lutemi ta dorezoni aplikacionin tuaj deri më 16 mars 2025 (në ora 23:59).
Thirrje për aplikim: Trajnim ‘Raportimi i Gjykimit të Simuluar’ për gazetarë dhe studentë të juridikut
Publishing date: 31 tetor 2024
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Mirëqeverisja, Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Trajnimi ‘Raportimi i Gjykimit të Simuluar’ që organizohet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për gazetarë të rinj dhe aspirantë si dhe studentë të juridikut nga mbarë Kosova ka për qëllim t’ju sigurojë atyre përvojë të dorës së parë në raportimin nga gjykata. Ata do udhëzohen për praktikat më të mira në marrjen e informacioneve dhe komunikimin me zyrtarët gjyqësor, dhe anasjelltas. Trajnimi do të pasohet nga një punëtori përmbyllëse, si platformë për të diskutuar mësimet e nxjerra nga trajnimi dhe për të formuluar konkluzione dhe rekomandime.
Thirrje për aplikime: Kampi i punës shtigje të trashëgimisë kulturore
Publishing date: 8 tetor 2024
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së në Kosovë fton studentët e universiteteve nga komunitete të ndryshme që të aplikojnë në kampin pesë-ditor për të rinjë në fushën e trashëgimisë kulturore, me fokus në shtigjet e trashëgimisë kulturore. Ky kamp, i udhëhequr nga një ekspert ndërkombëtar, do të mbahet nga data 11-15 nëntor 2024 dhe do të ofrojë përvojë praktike në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Që nga viti 2018, këto kampe u kanë ofruar të rinjve mundësi unike për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore. Për të qenë pjesë e kësaj eksperience, aplikoni deri më 20 tetor 2024.
Udhëzues për zyrtarët komunalë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike
Publishing date: 9 shtator 2024
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Udhëzuesi për zyrtarët komunalë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike u dedikohet zyrtarëve komunalë përgjegjës për çështje lidhur me qasjen në dokumente publike, mbrojtjen dhe përpunimin e të dhënave personale. Ne vitin 2023, OSBE-ja ne bashkëpunim me Agjencinë për Informim dhe Privatësi, filloi iniciativën për ngritjen e kapaciteteve të këtyre zyrtarëve komunal nëpërmjet organizmit të punëtorive rajonale që rezultuan me këtë udhëzues.
Monitori i të drejtave pronësore- Edicioni i 10-të
Publishing date: 12 gusht 2024
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Monitori i të Drejtave Pronësore është publikim gjashtëmujor i vrojtimeve të monitorimit të OSBE-së në tërë Kosoven dhe ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të gjendjes në terren mbi të drejtat pronësore dhe banesore të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe personave të zhvendosur.
Raport nga monitorimi i gjykimeve të rasteve të dhunës në familje në Kosovë
Publishing date: 2 korrik 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Barazia gjinore, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport synon të ofrojë vlerësim objektiv dhe aktual, të bazuar në fakte, të trajtimit të rasteve të dhunës në familje nga gjykatat e Kosovës, bazuar në analizën e rasteve të monitoruara drejtpërsëdrejti nga ana e monitoruesve të gjykimeve të OSBE-së si dhe parashtresat ligjore e vendimet gjyqësore për periudhën kohore 1 janar- 1 dhjetor 2023.