Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Gratë e shquara nga Beogradi dhe Prishtina mbajnë takimin e katërt me radhë
Publishing date: 18 dhjetor 2014
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë, Misioni i OSBE-së në Serbi
What we do: Mirëqeverisja, Barazia gjinore
Katërmbëdhjetë gra të shquara që përfaqësojnë parlamentet, akademinë, shoqërinë civile dhe mediat në Beograd dhe në Prishtinë u mblodhën për herë të parë në Beograd më 15 e 16 dhjetor 2014, si pjesë e procesit të njohur si "Procesi i Budvës" që ka për qëllim angazhimin e këtyre grave në dialog të drejtpërdrejtë...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërmerr një nismë të re anti-korrupsion
Publishing date: 17 dhjetor 2014
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Veprimtaritë ekonomike
TIRANË, 17 dhjetor 2014 – Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrin për Çështjet Vendore/Koordinatorin Kombëtar kundër Korrupsionit, z. Bledar Çuçi, paraqitën sot në Tiranë një nismë të re në mbështetje të masave anti-korrupsion në Shqipëri...
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë i shqetësuar me sulmin ndaj redaktorit të gazetës, njëherësh kryetar i asociacionit të gazetarëve
Publishing date: 10 dhjetor 2014
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
PRISHTINË, 10 dhjetor 2014 – Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger ka shprehur sot shqetësimin e tij për sulmin ndaj redaktorit të gazetës dhe kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës Zekirja Shabani...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dhuron literaturë akademike Qendrës së Formimit Policor
Publishing date: 8 dhjetor 2014
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Policimi, Sundimi i ligjit
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri më 4 Dhjetor 2014 i dhuroi një sasi të madhe literature akademike Qendrës së Formimit Policor. Literatura e dhuruar përfshin botime të kohëve të fundit në shkencat e kriminologjisë, psikologjisë, të drejtës penale, procedurës penale, si dhe në fusha të tjera me interes për forcat e rendit, duke qenë parashikuar të shërbejë si bërthama e bibliotekës së institucionit të arsimit të lartë që do të ngrihet mbi bazën e Qendrës së Formimit Policor...
Përkundër progresit të caktuar në kthim, personat e zhvendosur mbesin të prekur nga çështjet e pazgjidhura pronësore dhe gjendja e sigurisë, thotë raporti i Misionit të OSBE-së
Publishing date: 8 dhjetor 2014
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: National minority issues
Prishtinë, 8 dhjetor 2014 – Pesëmbëdhjetë vite pas konfliktit, dhe përkundër mbështetjes së konsiderueshme ndërkombëtare, rreth 220,000 persona të zhvendosur jashtë Kosovës dhe rreth 17.000 persona të zhvendosur në Kosovë mbesin pa zgjidhje të qëndrueshme për kthimin e tyre ose integrimin në vendin ku janë zhvendosur, konkludon raporti i pestë për kthimin vullnetar i publikuar sot nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. Raporti shton se numri i të kthyerve në Kosovë po bie çdo vit...
Përfundon trajnimi i Misionit të OSBE-së për zyrtarët që merren me mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje në Kosovë
Publishing date: 5 dhjetor 2014
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Barazia gjinore
Punëtoria e fundit, nga pesë punëtori gjithsej, mbi procedurat standarde të veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje ka përfunduar në Prishtinë me 5 dhjetor. Punëtoritë e organizuara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Agjencia për Barazi Gjinore kanë trajnuar 200 policë, punëtorë social, mbrojtës të viktimave, doktorë, punonjës të strehimoreve, mësimdhënës, gjykatës e prokurorë...
OSBE promovon tolerancën mes të rinjve të komuniteteve të ndryshme në Kosovë
Publishing date: 27 nëntor 2014
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Toleranca dhe mosdiskriminimi
Në përpjekje për të forcuar tolerancën dhe mirëkuptimin ndëretnik e ndërfetar, prej datës 5 deri 27 nëntor 2014, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar tri vizita studimore në objekte kulturore dhe fetare për nxënësit e shkollave të mesme të komunave të Dragashit dhe Prizrenit...