Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Nevojitet qasje gjithëpërfshirëse e sigurisë për një reagim global ndaj COVID-19, thonë drejtuesit e OSBE-së, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Multilateralizmit dhe të Diplomacisë për Paqen
Publishing date: 23 prill 2020
Content type: Komunikatat për shtyp
TIRANË/KOPENHAGË/VJENË/VARSHAVË/HAGË, 23 prill 2020 – Nesër, Dita Ndërkombëtare e Multilateralizmit dhe e Diplomacisë për Paqen do të shënohet me një rritje vlerësimi për rëndësinë e sigurisë gjithëpërfshirëse, si dhe me një ndjesi më të fortë urgjence në lidhje me nevojën për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, thanë Kryetari i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së dhe krerët e institucioneve të OSBE-së në një deklaratë, ditën e sotme.
Misioni i OSBE-së në Shkup dhe bashkëpunëtorët bëjnë thirrje për qasje proaktive në parandalimin e dhunës në familje
Publishing date: 6 prill 2020
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Barazia gjinore, Sundimi i ligjit
SHKUP, 6 Prill 2020- Misioni i OSBE-së në Shkup, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë së Veriut dhe Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje u bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse që të bëjnë përpjekje shtesë për të parandaluar dhunën në familje gjatë krizës së COVID-19, si dhe të vendosen mekanizma efikas për mbrojtjen e viktimave.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet zhvillimin e Konferencës Ndërkombëtare mbi Krimin dhe Sigurinë Mjedisore
Publishing date: 11 shkurt 2020
Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Shkencore mbi “Krimin mjedisor, Sigurinë Mjedisore dhe Sigurinë Kombëtare”, e organizuar nga Akademia e Sigurisë në bashkëpunim të ngushtë me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe Bashkinë e Tiranës, u zhvillua më 11 shkurt 2020 në Tiranë...
Prezenca e OSBE-së ndihmon Shqipërinë në zbatimin e axhendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Publishing date: 7 shkurt 2020
Zyrtarë të lartë shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të trupit diplomatik u mblodhën sot, në Tiranë, për të diskutuar arritjet në zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në Shqipëri, dhe hapat e mëtejshëm. Veprimtaria u organizua nga Prezenca e OSBE-së dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Misioni i OSBE-së në Shkup, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli për Etikë në Media bëjnë thirrje mos të përdoret gjuha e urrejtjes në media, veçanërisht gjatë periudhës parazgjedhore
Publishing date: 5 shkurt 2020
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
SHKUP, 5 shkurt 2020 – Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Misioni i OSBE-së në Shkup, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli për Etikë në Media, bënë thirje për ndërgjegjësim për parandalimin e gjuhës së urrejtjes në media, veçanërisht gjatë periudhës parazgjedhore.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri paraqet arritjet në parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çojnë në terrorizëm në burgje dhe shërbimin e provës
Publishing date: 31 janar 2020
Rezultatet e një projekti për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çojnë në terrorizëm (VERLT) në burgje dhe në shërbimin e provës u paraqitën nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, më 31 janar 2020...
OSBE dhe komuna e Prizrenit lansojnë Platformën Digjitale për Pjesëmarrje të Publikut
Publishing date: 23 janar 2020