Materiale
Krimet e urrejtjes anti-myslimane Kujdesi për nevojat e sigurisë së bashkësive myslimane: Udhëzues praktik
Intoleranca kundër myslimanëve në çdo formë – qoftë ajo dhunë, diskriminim, ngacmim apo abuzim në internet – ka një efekt të dëmshëm në jetën e individëve dhe bashkësive myslimane. Ky Udhëzues është hartuar për të ndihmuar qeveritë në veprimet e tyre për parandalimin dhe luftimin e krimeve të urrejtjes, duke përfshirë analizën e rreziqeve të sigurisë dhe veprimet e nevojshme që kërkohen, me qëllim përmirësimin e kapacitetit të policisë dhe institucioneve të tjera në përmbushjen e nevojave të sigurisë së bashkësive dhe individëve myslimanë. Ai prek gjithashtu tema të veçanta, të tilla si raportimi dhe regjistrimi i pamjaftueshëm i krimeve të urrejtjes kundër myslimanëve.
Përveç kësaj, kemi përcaktuar hapa praktikë që qeveritë mund të ndërmarrin për të trajtuar çështjet e sigurisë për bashkësitë myslimane, që shkojnë dorë për dorë me përpjekjet brenda po këtyre bashkësive.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.