Udhëzues për menaxhimin e konfliktit të interesave, kufizimeve dhe ndalimeve në njësitë e vetëqeverisjes lokale

Ky Udhëzues u zhvillua nga Misioni i OSBE-së në Shkup për të mbështetur zbatimin e politikës së integritetit në njësitë e vetëqeverisjes lokale, veçanërisht për mbrojtjen e interesit publik dhe parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve të interesit si element i sistemit të integritetit të vetëqeverisjes lokale. Në bazë të nenit 72 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, në rast të dyshimit për konflikt interesi, nëpunësi zyrtar është i detyruar të kërkojë mendim nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Prandaj, Udhëzuesi përdor raste nga praktika, duke paraqitur disa nga mendimet e dhëna nga KShPK-ja, në bazë të kërkesave të paraqitura nga nëpunësit zyrtarë të NJVL-ve, në periudhën nga viti 2019 deri në qershor 2024. Ai përmban standarde, parime dhe rregulla për parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve të interesit, si dhe kuadrin ligjor në këtë fushë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Besojmë se ky Udhëzues do të shërbejë si një mjet praktik për forcimin e integritetit në nivel lokal, duke i ndihmuar zyrtarët të marrin vendime të informuara, të qëndrueshme dhe të ligjshme në situata kur mund të shfaqen konfliktet e interesit.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.