Events
Ligjëratë Publike: Qeverisja ka Rëndësi – Vëmendja ndaj Mjedisit
Kur
12 prill 2017, 17:30 - 19:00
Ku
Kinema ABC, Prishtinë
Organizuar nga
Misioni i OSBE-së në Kosovë
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka nisur një seri ligjëratash publike me temë qeverisjen dhe ndikimin e saj tek qytetari i rëndomtë. Gjatë këtyre ligjëratave do të analizohet roli vendimtar dhe veprimet që mund t’i ndërmerr qytetari për të pasur një qeverisje më të mirë.
Ligjërata e parë Vëmendja ndaj Mjedisit me ambientalistin e njohur Luan Shllaku, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, do të përqendrohet në çështjen e ambientit në Kosovë. Aty do të shqyrtohen mënyrat se si qytetari mund të bëj ndryshime pozitive dhe rëndësia primare që qeverisja e mirë ka në mbrojtjen e ambientit.