Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Deklaratë e Kryetarit të Radhës të OSBE-së, Lajčák, për zhvillimet në Shqipëri
Publishing date: 10 qershor 2019
Content type: Deklaratë për shtyp
Where we are: OSCE Chairmanship
What we do: Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, Sundimi i ligjit
Bratislavë/Nikozia, 10 qershor 2019- Kryetari i Radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat mund të thellojnë më tej krizën politike dhe të çojnë në ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore.
Drejtuesit e OSBE-së shprehin shqetësim lidhur me protestat e dhunshme në Shqipëri, bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje maksimale dhe dialog
Publishing date: 13 maj 2019
Content type: Deklaratë për shtyp
Where we are: OSCE Chairmanship, OSCE Secretary General
dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, e dënuan sot me forcë përdorimin e dhunës nga protestuesit e kësaj fundjave në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, si dhe kërcënimet dhe përpjekjet për frikësim drejtuar Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri si dhe Organizatës në përgjithësi. Po ashtu, ata u bënë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të tregojnë vetëpërmbajtje.
Nevojitet angazhim politik konstruktiv për reforma të qëndrueshme, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Greminger, gjatë vizitës në Tiranë
Publishing date: 29 maj 2018
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSCE Secretariat
What we do: Demokratizimi, Të drejtat e njeriut, Zgjedhjet, Rinia, Sundimi i ligjit
TIRANË, 29 maj 2018 – Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, përfundoi sot vizitën dyditore në Tiranë, gjatë së cilës u takua me zyrtarët më të lartë të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit të gjerë politik ndaj reformave thelbësore në vend dhe ofroi vijimësinë e partneritetit të OSBE-së....
Prezenca e OSBE-së organizon Konkursin e Dytë të Gjyqit Imitues me studentë të Avokatisë
Publishing date: 19 dhjetor 2016
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe Shkollën Kombëtare të Avokatisë, përmbylli më 19 Dhjetor 2016 Konkursin e Dytë të Gjyqit Imitues, me një veprimtari të mbajtur në Gjykatën e Lartë. Tetë skuadra, secila e përbërë prej katër avokatësh të rinj, studentë të Shkollës Kombëtare të Avokatisë, konkurruan në mes tyre në këtë veprimtari...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe partnerët përmbyllin serinë e veprimtarive ndërgjegjësuese për nxitjen e zbatimit të dënimeve alternative
Publishing date: 6 dhjetor 2016
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përmbylli, më 6 dhjetor 2016 në Tiranë, një seri veprimtarish të mbajtura gjatë gjithë vitit me gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë me synim ndërgjegjësimin e tyre për dënimet alternative, në kuadrin e një projekti të saj në mbështetje të rehabilitimit dhe riintegrimit të të dënuarve...
Prezenca e OSBE përmbyll serinë e trajnimeve për forcimin e kapaciteteve profesionale të aktorëve të drejtësisë administrative në Shqipëri
Publishing date: 9 nëntor 2016
Prezenca e OSBE përmbylli një varg seminaresh trajnimi në shërbim të aktorëve të drejtësisë administrative sot, më datë 9 Nëntor 2016. Këto veprimtari u organizuan në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale për fuqizimin e mëtejshëm të gjykatave administrative...
Prezenca e OSBE-së mirëpret miratimin e reformës në drejtësi në Shqipëri
Publishing date: 22 korrik 2016
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Sundimi i ligjit
TIRANË, 22 korrik 2016 – Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret miratimin nga Kuvendi të paketës së ndryshimeve kushtetuese, që synojnë reformimin e sektorit të drejtësisë. Ne e përgëzojmë Kuvendin për këtë arritje thelbësore, e cila u mbështet qartë nga shumë ekspertë dhe diplomatë ndërkombëtarë...