Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së ndihmon institucionet e drejtësisë në Shqipëri në luftën kundër krimit kibernetik
Publishing date: 11 nëntor 2025
Më 10 nëntor 2025, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mblodhi, në Durrës, 30 prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore nga Durrësi dhe Elbasani për një trajnim mbi temën “Krimi kibernetik, provat elektronike, të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e të dhënave personale”.
Stafi i SPAK-ut dhe i Gjykatave të Posaçme forcon aftësitë profesionale në trajnimin e organizuar nga Prezenca e OSBE-së
Publishing date: 7 nëntor 2025
Tridhjetë këshilltarë ligjorë dhe sekretarë gjyqësorë të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe të Gjykatave të Posaçme forcuan aftësitë e tyre profesionale në kërkimin ligjor, arsyetimin ligjor dhe shkrimin juridik, gjatë një kursi trajnimi të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Gjykatat e Posaçme, më 5 dhe 6 nëntor 2025.
Gjyqtarë austriakë dhe shqiptarë shkëmbejnë përvoja mbi drejtësinë administrative, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së
Publishing date: 3 tetor 2025
Një delegacion i përbërë nga 29 gjyqtarë austriakë, anëtarë të Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve Administrativë dhe të Shoqatës Austriake të Gjyqtarëve Administrativë, zhvilloi një vizitë studimore dyditore në Shqipëri, më 2 dhe 3 tetor 2025, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së. Programi e njohu delegacionin me institucionet kryesore të drejtësisë shqiptare dhe u mbyll me një tryezë të rrumbullakët të nivelit të lartë mbi perspektivat krahasuese të drejtësisë administrative mes Shqipërisë dhe Austrisë.
Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës u fokusua tek lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
Publishing date: 10 shtator 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Transnational Threats Department
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të Policimit dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, organizoi një seminar dyditor rajonal sa i përket lidhjeve mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm. I mbajtur më 10 dhe 11 shtator në Durrës, seminari u zhvillua me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë nga Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Policia e Shtetit Shqiptar, së bashku me përfaqësues të forcave policore nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, si dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Pjesëmarrësit diskutuan rreth prirjeve më të fundit kombëtare dhe rajonale që po shfaqen në trafikun e paligjshëm të drogës dhe kërcënimet e lidhura me pastrimin e parave, vrasjet me pagesë, zhvatjen dhe forma të tjera të rënda të dhunës. Aktiviteti siguroi një platformë për shkëmbimin e informacionit dhe praktikave të mira, me synimin forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e hetimeve të përbashkëta penale. Duke shërbyer për rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar, kjo nismë synon të luftojë me më tepër efikasitet veprimtarinë e organizatave vendore dhe ndërkombëtare kriminale të drogës që veprojnë në Ballkanin Perëndimor.
Gjykata Kushtetuese, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE‑së në Shqipëri, publikon Vëllimin II të Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese 1992–2024
Publishing date: 25 qershor 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Pas publikimit të Vëllimit I të Udhërrëfyesit (Guidës) të Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese në shkurt 2024, i cili përfshinte ankimet individuale kushtetuese për periudhën 1998–2023, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE‑së në Shqipëri, publikoi më 24 qershor 2025 Vëllimin II të Udhërrëfyesit, i cili përfshin periudhën 1992–2024. Vëllimin II i Udhërrëfyesit paraqet vendimmarrjen dhe jurisprudencën e Gjykatës lidhur me parimet e përgjithshme të të drejtave dhe lirive themelore, vendimmarrjen mbi të drejtat substanciale, si dhe standardet në lidhje me ndarjen e pushteteve dhe organizimin e funksionimin e organeve kushtetuese, sikurse Presidenti i Republikës, Kuvendi, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Gjykatat, Prokuroria dhe organet e vetëqeverisjes vendore. Së bashku, dy vëllimet e Udhërrëfyesit synojnë të kontribuojnë në rritjen e qasjes së publikut në drejtësinë kushtetuese dhe në forcimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore. Vëllimet do t’i shërbejnë stafit gjyqësor për përmirësimin e kapaciteteve kërkimore e analitike, do të mbështesin standardizimin e vendimeve të Gjykatës dhe do t’u mundësojnë juristëve, profesionistëve të fushës dhe studiuesve që të shqyrtojnë më lehtë jurisprudencën e Gjykatës. Hartimi i dy vëllimeve u mbështet nga Prezenca e OSBE‑së në Shqipëri, në kuadër të projektit “ Forcimi i shtetit të së drejtës dhe promovimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri përmes mbështetjes për Gjykatën Kushtetuese ”, financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia dhe Greqia. Prezenca e OSBE‑së do të vijojë mbështetjen për Gjykatën Kushtetuese në përpjekjet e saj për rritjen e transparencës, përmirësimin e qasjes dhe efikasitetit, si dhe për forcimin e kapaciteteve institucionale për garantimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE‑së.
Prezenca e OSBE-së forcon kapacitetet e gjyqtarëve dhe prokurorëve për teknikat hetimore dhe gjykimin e pastrimit të parave
Publishing date: 21 maj 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Mirëqeverisja, Sundimi i ligjit
Më 19 dhe 20 maj 2025, Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim të ngushtë me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, zhvilloi një trajnim të specializuar për ndërtimin e kapaciteteve, me qëllim forcimin e aftësive të gjyqtarëve dhe të prokurorëve për hetimin dhe gjykimin e rasteve të ndërlikuara të pastrimit të parave. Rreth 70 gjyqtarë dhe prokurorë morën pjesë në trajnim, përfshirë 13 gjyqtarë dhe prokurorë nga Akademia e Drejtësisë në Prishtinë.
Prezenca e OSBE-së forcon kapacitetet e autoriteteve të burgjeve mbi të drejtën e votës së personave të privuar nga liria, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri
Publishing date: 24 prill 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Më 24 prill 2025, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, organizoi një trajnim për rreth 45 punonjës të nivelit të lartë të burgjeve mbi të drejtën e votës në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Qëllimi i këtij trajnimi ishte të mbështeste administratën e burgjeve për të siguruar mbrojtjen dhe lehtësimin e ushtrimit të të drejtës së votës nga të dënuarit dhe të paraburgosurit, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare.