Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Konkurs komik: Jepi një shans përfshirjes!
Publishing date: 20 maj 2024
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Rinia, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Më shumë se 250 artist të rinj komik garuan për një vend në katalogun dhe ekspozitën e Qendrës komike e cila do të mbahet këtë verë, që synon të krijojë komikë që promovojnë mirëkuptim ndëretnik në Maqedoninë e Veriut. Përmes partneritetit me organizatat e shoqërisë civile në vend (OSHC), siç është Qendra komike, Misioni i OSBE-së në Shkup avancon nismat e shtytura nga komuniteti për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Fondi i Arteve Ndërkulturore Rinore (FANR) i Misionit, komponentë i projektit “Ndërtojmë Ura të Reja”, fuqizon të rinjtë me prejardhje të ndryshme etnike për të luftuar diskriminimin përmes shprehjes artistike. Me përmbylljen e thirrjes së tretë për aplikacione për grantet e FANR nga ana e OSHC-ve këtë muaj, Misioni pretë të punojë ngushtë me organizatat e përzgjedhura. Një fitues i dukshëm i grantit të FANR është Qendra komike nga Velesi dhe projekti i tyre "Gjithçka që po themi është t’i japim një shans përfshirjes!". Përmes punëtorisë arsimore katërditore të zhvilluar në prill në fshatin Nezhilovo, dymbëdhjetë të rinj të talentuar me prejardhje të ndryshme etnike dhe gjeografike i rafinuan aftësitë e tyre nën drejtimin e mentorëve me përvojë. Punëtoria komike eksploroi tema të miqësisë që kapërcejnë kufijtë kulturorë. Kontributet e përzgjedhura nga punëtoria do të publikohen në një katalog komik, me plan të mbajtjes së pesë ekspozitave në të gjithë vendin për të paraqitur talentet e artistëve të rinj. Qendra komike, e themeluar në vitin 2011 nga një grup i artistëve të pasionuar komik nga Velesi, ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e komikëve nga Maqedonia e Veriut si brenda dhe jashtë vendit. Përzgjedhja e tyre për të fituar grantin e FARN nënvizon përkushtimin e tyre për të përdorur artin si mjet për ndryshim shoqëror. OSHC-të të tjera që marrin pjesë në nismën “Ndërtojmë Ura të Reja” punojnë me produksione teatrore, podkaste, murale, filma, vallëzime tradicionale, dhe grupe muzikore. Çdo projekt kontribuon për objektivën e Misionit për të nxitur dialogun dhe kohezionin social midis komuniteteve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.
Të ndërtojmë ura të reja së bashku!
Publishing date: 29 mars 2023
[embed:https://www.youtube.com/watch?v=O3E3PFW9cpM] Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Misioni i OSBE-së në Shkup publikuan dy thirrje për propozime në kuadër të projektit të Misionit ‘Ndërtimi i Urave të Reja’, i cili është krijuar për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet të rinjve me prejardhje dhe gjuhë të ndryshme gjatë ditës në shkollë, si dhe përmes aktiviteteve të përbashkëta mësimore. Njëra thirrje është për Fondin e Arsimit të Integruar, i cili do të ofrojë mbështetje për shkollat publike dhe komunat për të promovuar aktivitete të përbashkëta shkollore (kurrikulare) ndërmjet fëmijëve që mësojnë në gjuhë të ndryshme. Thirrja për propozime në kuadër të Fondit të Arsimit të Integruar është në dispozicion në këtë link Thirrja e dytë është për Fondin e Arteve Ndërkulturore Rinore, i cili do të sigurojë fonde për organizatat e shoqërisë civile (OSHC) për të implementuar iniciativa të bazuara në arte që promovojnë dialogun ndëretnik, luftojnë diskriminimin dhe nxisin kohezionin social. Aplikimi për grante për Fondin e Arteve Ndërkulturore Rinore është i disponueshëm këtu Të dyja mundësitë e financimit janë pjesë e përpjekjeve të Misionit për të forcuar kohezionin social përmes edukimit të integruar dhe fuqizimit të të rinjve nën kujdesin e donatorëve të Misionit- Mbretërisë së Norvegjisë, Polonisë dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut. Projekti ndërlidhet me punën e mëparshme të Misionit për integrim ndëretnik në arsim për të avancuar demokracinë dhe kohezionin social në vend, përfshirë fondin origjinal ‘Ndërtojmë urat’, i cili mbështeti pothuajse 200 shkolla dhe kopshte për të organizuar aktivitete të përbashkëta jashtëshkollore nga e cila përfituan drejtpërdrejt më shumë se 35,000 nxënës.
“Shtigjet Rinore” të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri bashkojnë aktivistë të rinj nga Ballkani Perëndimor për të përforcuar dialogun mes brezave përmes trashëgimisë kulturore
Publishing date: 31 gusht 2022
Content type: News
Në datat 24-28 gusht 2022, njëzet aktivistë të rinj nga Ballkani Perëndimor u mblodhën në Tiranë dhe udhëtuan drejt Gjirokastrës për të diskutuar, mësuar dhe hulumtuar qasjet lidhur me ndërveprimin social dhe promovimin e demokracisë, paqes dhe sigurisë përmes dialogut mes brezave. Që nga viti 2017, “Shtigjet Rinore” të Prezencës së OSBE-së kanë sjellë së bashku qindra të rinj nga rajoni për të krijuar një platformë të përbashkët për promovimin e vlerave demokratike, bashkëpunimit, paqes dhe sigurisë. Edicioni i shtatë i “Shtigjeve Rinore” pati në qendër të tij dialogun mes brezave në formimin e ndërveprimeve sociale, promovimin e vlerave demokratike, krijimin e marrëdhënieve të mira dhe kontributin për paqen dhe sigurinë në nivel vendor dhe rajonal. Pjesëmarrësit diskutuan hendekun e komunikimit ndërmjet brezave dhe efektet e tij gjatë punës në grup, si dhe implikimet e përjetuara dhe rezultatet e punës në grup. Diskutimet u moderuan nga ekspertë të fushës dhe pjesëmarrësit u pajisën me njohuri dhe resurse për të reflektuar dhe vepruar në ndërtimin e urave të reja të komunikimit me bazë kulturore. Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit morën pjesë në seminare të ndryshme lidhur me temat e rrëfimit, rolin e gruas dhe dinamikat e pushtetit, si dhe ndërveprimin mes brezave, me qëllim reflektimin dhe nxjerrjen në pah të praktikave të mira, për të kuptuar si duhet ndikimin e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së komuniteteve, si dhe për rrjedhojë vetë procesin e demokratizimit. Pjesëmarrësit dëgjuan nga familjet vendase për sfidat e ruajtjes së konceptit të vjetër të familjes tradicionale në kontrast me jetën moderne, kontributin e figurave historike për lirinë, si për shembull intelektualja gjirokastrite Musine Kokalari. Ata e bënë këtë përmes fjalëve të njërës prej pasardhësve të saj, si dhe vizituan punishten e një marangozi që demonstroi zanatin e vjetër të punimit të drurit dhe sfidën për ta përcjellë këtë traditë brez pas brezi. “Më lanë shumë mbresa pikturat e arta në tavanet e shtëpive të vjetra gjirokastrite, sepse kur në to bie drita, rrëzëllimi që krijohet na kujtojnë bukurinë e ditës së re që duhet jetuar dhe festuar për të gjithë familjen”, tha një nga të rejat pjesëmarrëse. Një tjetër i ri pjesëmarrës foli për atë se si, “ruajtja e trashëgimisë kulturore fillon nga të kuptuarit e saj, të logjikës pas saj, si dhe të historisë që ajo mishëron”. “Kur të kthehem në shtëpi, do të kem shumë pyetje për t’i bërë gjyshes sime,” tha ai. Gjatë katër ditëve të mbushura me veprimtari, pjesëmarrësit punuan së bashku për të evidentuar elemente të trashëgimisë kulturore, parë këto në këndvështrimin e bashkëpunimit mes brezave, si dhe shqyrtuan mundësitë për ndërveprim ndërmjet brezave në komunitetet e tyre përkatëse. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, të rinjtë pjesëmarrës u takuan, ndër të tjerë, me Ambasadorin e Austrisë në Tiranë Christian Steiner, Sekretarin e Përgjithshëm të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), Albert Hani, Nënkryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës, Esmeralda Llongo, si dhe zyrtarin e Ambasadës Greke në Tiranë, Panagiotis Anagnostoupoulos. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e organizoi edicionin e shtatë të “Shtigjeve Rinore” me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim, Ambasadave të Greqisë dhe Italisë në Shqipëri, si dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, RYCO-n dhe Misionet e tjera të OSBE-së në rajon.
Kryesuesi i OSBE-së Sebastian Kurz në Shkup ndjek debatin e tryezës së rrumbullakët mbi rolin e rinisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm
Publishing date: 13 shkurt 2017
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Chairmanship, Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Countering terrorism, Rinia
SHKUP, 13 shkurt 2017 – Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministër aktual i jashtëm i Austrisë Sebastian Kurz, Ministri i jashtëm Nikolla Poposki, Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup Ambasadorja Nina Suomalainen dhe Grupi rinor këshillëdhënës joformal i Misionit gjatë debatit në tryezën e rrumbullakët të organizuar gjatë ditës së djeshme në Shkup këmbyen pikëpamjet e tyre mbi perspektivat e rinisë në luftën kundër radikalizmit terrorist dhe ekstremizmit të dhunshëm...
Evenimenti i përkrahur nga OSBE “Ndërtojmë urat” sjell së bashku në Shkup nxënës nga komunitete të ndryshme për të vepruar së bashku
Publishing date: 3 tetor 2016
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Rinia
SHKUP, 2 tetor 2016- Më shumë se 600 nxënës nga 27 shkolla në mbarë vendin u mblodhën për një ditë plotë me këngë, valle, shfaqje teatrale, si dhe lojëra sportive, si pjesë e evenimentit të Fondit “Ndërtojmë ura”, i organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup...
Evenimenti i përkrahur nga OSBE “Ndërtojmë ura” mbledh më shumë se 700 nxënës nga 30 shkolla në Shkup
Publishing date: 3 tetor 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Arsimi, Toleranca dhe mosdiskriminimi
SHKUP, 3 tetor 2015- Më shumë se 700 nxënës nga 30 shkolla në mbarë vendin u mblodhën të shtunën në ngjarjen e Fondit “Ndërtojmë ura”, i organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup, për një ditë plotë me këngë, shfaqje teatrale, lojëra sportive, si dhe valle...