Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së trajnon mbi 6 000 punonjës policie në prag të zgjedhjeve vendore në Shqipëri
Publishing date: 24 mars 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Policimi
TIRANË, 24 mars 2015 – Rreth 6 300 punonjës policie anembanë Shqipërisë do të trajnohen lidhur me rolin e tyre në procesin zgjedhor, gjatë një sërë trajnimesh, që filluan sot në Tiranë dhe do të vijojnë deri në fund të prillit. Trajnimi, i cili organizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Policinë e Shtetit shqiptar dhe me mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme, zhvillohet në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit...
Prezenca e OSBE-së trajnon policinë shqiptare për diversitetin, krimet e urrejtjes, dhunën në familje
Publishing date: 23 mars 2015
Dyzet oficerë policie, që përfunduan një program trajnimi për diversitetin, krimet e urrejtjes dhe dhunën në familje, morën sot certifikatat, në një ceremoni, në Tiranë. Në veprimtarinë e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ambasada e Vendeve të Ulëta morën pjesë Kryetari i Prezencës, ambasadori Florian Raunig, ambasadorja holandeze Dewi van de Weerd, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë viziton transmetuesin publik dhe rregullatorin e mediave elektronike
Publishing date: 19 mars 2015
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Më 18 dhe 19 mars 2015, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, e vizitoi Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) dhe Komisionin e Pavarur për Media (KPM) dhe me këtë rast u takua me përfaqësuesit e organeve ekzekutive të këtyre dy institucioneve të medias...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bën thirrje për përfaqësim më të madh të grave në politikë
Publishing date: 9 mars 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Barazia gjinore
TIRANA, 6 mars 2015 – Me rastin e afrimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig, theksoi nevojën për një rritje të dukshme të përfaqësimit të grave në politikën shqiptare, si një element kyç për zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë...
Fondi “Ndërtojmë ura” vazhdon me grantet shkollore gjatë vitit 2015
Publishing date: 5 mars 2015
SHKUP, 5 mars 2015 – Misioni i OSBE-së në Shkup i dha përkrahje fondit “Ndërtojmë ura”, i promovuar në vitin 2014, i cili do të vazhdojë këtë vite gjithashtu me një thirrje të hapur për grante për komunat, nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe shkollat të cilat planifikojnë të organizojnë evenimente të përbashkëta me përfshirje të nxënësve nga të gjitha bashkësitë dhe të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme...
Raporti i OSBE-së bën thirrje për politikë të qëndrueshme të transportit të subvencionuar për komunitetet në Kosovë
Publishing date: 4 mars 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Veprimtaritë ekonomike
PRISHTINË, 4 mars 2015 – Kosova ka nevojë për politikë të qëndrueshme të transportit të veçantë apo të subvencionuar, në mënyrë që komunitetet dhe grupet e ndjeshme të jenë në gjendje të udhëtojnë dhe të kenë qasje në shërbime të ndryshme si arsimi, shëndetësia dhe administratat komunale, thotë një raport i Misionit të OSBE-së në Kosovë i publikuar sot...
Raporti i OSBE-së bën thirrje për përgjigje të përmirësuar institucionale ndaj riuzurpimit të paligjshëm të pronës në Kosovë
Publishing date: 19 shkurt 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Sundimi i ligjit
PRISHTINË, 19 shkurt 2015 – Rastet e riuzurpimit të pronës kërkojnë përgjigje të vendosur nga institucionet e Kosovës në mënyrë që të garantohet mbrojte e plotë e të drejtave pronësore të të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfundon raporti i Misionit të OSBE-së i publikuar sot...