Fondi “Ndërtojmë ura” vazhdon me grantet shkollore gjatë vitit 2015
SHKUP, 5 mars 2015 – Misioni i OSBE-së në Shkup i dha përkrahje fondit “Ndërtojmë ura”, i promovuar në vitin 2014, i cili do të vazhdojë këtë vite gjithashtu me një thirrje të hapur për grante për komunat, nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe shkollat të cilat planifikojnë të organizojnë evenimente të përbashkëta me përfshirje të nxënësve nga të gjitha bashkësitë dhe të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme.
Fondi “Ndërtojmë ura” është përpjekje e përbashkët e Ministrisë së arsimit dhe shkencës, Ambasadës së Zvicrës dhe Misionit të OSBE-së në Shkup me synim në zmadhimin e komunikimit, mirëkuptimit dhe integrimit në ambientin shkollor.
Fondi “Ndërtojmë ura” vitin e kaluar ka përkrahur aktivitete të përbashkëta duke i përfshirë të gjitha bashkësitë në më shumë se 60 shkolla në tërë shtetin, dhe ka konfirmuar se diversiteti kulturor dhe gjuhësor mund të jetë një përparësi e veçantë nëse përdoret për komunikim dhe miqësi ndërmjet bashkësive.
Afatet për aplikim për grante të rregullta, deri më 7,000 Euro janë caktuar për 15 mars, 1 maj dhe 1 tetor 2015, përderisa aplikacionet për grante instante deri më 1,500 Euro mund të dorëzohen në çdo kohë nga ana e të gjitha shkollave dhe komunave të interesuara.
Më shumë informacione lidhur me grantet dhe kushtet, si dhe formularët për aplikim në formë të qartë dhe të shkurtë, në shtatë gjuhët lokale, mund të shkarkohen nga ueb faqja e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.