Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri punon së bashku me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit për intensifikimin e bashkëpunimit mes Policisë Gjyqësore dhe prokurorëve
Publishing date: 25 qershor 2019
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri nënshkroi më 24 qershor marrëveshje bashkëpunimi përkatësisht me Prokurorinë e Rrethit Tiranë dhe Policinë e Shtetit...
Prezenca e OSBE-së dhe ambasada e Zvicrës nënshkruajnë marrëveshje me Shqipërinë për të mbështetur parlamentin dhe edukimin qytetar
Publishing date: 20 qershor 2019
Qeveria shqiptare, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ambasada e Zvicrës nënshkruan, më 18 qershor 2019, një marrëveshje për zbatimin e një projekti për mbështetjen e parlamentit shqiptar dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.
Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon panairin e dytë vjetor të punësimit për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës
Publishing date: 13 qershor 2019
Më 11 qershor, Misioni i OSBE-së në Kosovë filloi me një varg panairesh të punësimit për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës në Pejë. Panairet e punësimit mëtojnë të shërbejnë si urë lidhëse mes punëdhënësve të mundshëm dhe punëkërkuesve, si edhe t’u mundësojnë pjesëtarëve të komuniteteve në fjalë të krijojnë kontakte për eksplorim të karrierave të ndryshme...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri hap ekspozitë, në Tiranë, me punime të nxënësve të artit me temë korrupsionin
Publishing date: 11 qershor 2019
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Demokratizimi, Veprimtaritë ekonomike
Një ekspozitë me punime të nxënësve me temë korrupsionin u hap në Shkollën Artistike “Jordan Misja”, më 10 qershor 2019. Në ekspozitë u paraqitën 30 punimet më të mira nga rreth 70 punimeve të krijuara nga nxënësit e shkolle si pjesë e një konkursi të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Përmes kësaj ekspozite, Prezenca synon të rritë ndërgjegjësimin dhe diskutimet për korrupsionin te të rinjtë dhe publiku...
Deklaratë e Kryetarit të Radhës të OSBE-së, Lajčák, për zhvillimet në Shqipëri
Publishing date: 10 qershor 2019
Content type: Deklaratë për shtyp
Where we are: OSCE Chairmanship
What we do: Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, Sundimi i ligjit
Bratislavë/Nikozia, 10 qershor 2019- Kryetari i Radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat mund të thellojnë më tej krizën politike dhe të çojnë në ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bashkon të rinjtë nga Ballkani Perëndimor, në edicionin e tretë të “Shtigjeve Rinore”
Publishing date: 24 maj 2019
Dyzet të rinj nga i tërë Ballkani Perëndimor u mblodhën, më 23 maj 2019, në Tiranë, për të marrë pjesë në “Shtigje Rinore 2019”...
OSBE prezanton rezultatet e sondazhit mbi mirëqenien dhe sigurinë e grave në Maqedoninë e Veriut
Publishing date: 15 maj 2019
Content type: News
Where we are: OSCE Secretariat, Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Barazia gjinore
Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Seksioni për barazi gjinore e OSBE-së prezantuan më 15 maj 2019 në Shkup një sondazh që tregon se dhuna ndaj grave në Maqedoninë e Veriut shpesh ngel e pa raportuar dhe se disa forma të dhunës fizike dhe seksuale janë shumë të përhapura në vend. Hulumtimi po ashtu tregon se ekziston një nevojë e veçantë për më shumë mbështetje dhe veprime të synuara për të ndihmuar gratë nga grupet e pakicave dhe nga zonat rurale...