Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Shefi i Misionit të OSBE-së mirëpret rekomandimet e Kuvendit për transmetuesin publik
Publishing date: 2 prill 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
PRISHTINË, 2 prill 2015 – Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka mirëpritur rekomandimet e bëra sot nga Kuvendi i Kosovës për transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës (RTK)...
Misioni i OSBE-së në Kosovë ndihmon në përmirësimin e qasjes së grave në pronë
Publishing date: 1 prill 2015
Nga 17 marsi deri më 1 prill 2015, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar disa punëtori me temë të drejtat e grave në pronë. Në punëtori kanë marrë pjesë përfaqësues nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, zyrtarë komunal për çështje gjinore, urbanizëm dhe kadastër, komunitete dhe kthim, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile...
Takimi i pestë i grave të shquara nga Beogradi dhe Prishtina
Publishing date: 27 mars 2015
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë, Misioni i OSBE-së në Serbi
What we do: Barazia gjinore
Më 26-27 mars 2015, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE në Serbi organizuan takimin e pestë me radhë të grave të shquara nga Prishtina dhe Beogradi, në kuadër të Nismës “Follow Us”...
Përfaqësuesja Speciale e OSBE-së, gjatë vizitës në Shkup, mirëpret përpjekjet e fundit të autoriteteve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore
Publishing date: 26 mars 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Secretariat, Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Combating trafficking in human beings
SHKUP, 26 mars 2015 – Përfaqësuesja Speciale e OSBE-së dhe Koordinatore për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ambasadorja Madina Jarbussynova, në përfundim të vizitës së saj katër-ditore në vend, vlerësoi përpjekjet e autoriteteve vendase, të përkrahura nga Misioni i OSBE-së në Shkup, për të luftuar skllavërinë moderne...
Prezenca e OSBE-së trajnon mbi 6 000 punonjës policie në prag të zgjedhjeve vendore në Shqipëri
Publishing date: 24 mars 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Policimi
TIRANË, 24 mars 2015 – Rreth 6 300 punonjës policie anembanë Shqipërisë do të trajnohen lidhur me rolin e tyre në procesin zgjedhor, gjatë një sërë trajnimesh, që filluan sot në Tiranë dhe do të vijojnë deri në fund të prillit. Trajnimi, i cili organizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Policinë e Shtetit shqiptar dhe me mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme, zhvillohet në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit...
Prezenca e OSBE-së trajnon policinë shqiptare për diversitetin, krimet e urrejtjes, dhunën në familje
Publishing date: 23 mars 2015
Dyzet oficerë policie, që përfunduan një program trajnimi për diversitetin, krimet e urrejtjes dhe dhunën në familje, morën sot certifikatat, në një ceremoni, në Tiranë. Në veprimtarinë e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ambasada e Vendeve të Ulëta morën pjesë Kryetari i Prezencës, ambasadori Florian Raunig, ambasadorja holandeze Dewi van de Weerd, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë viziton transmetuesin publik dhe rregullatorin e mediave elektronike
Publishing date: 19 mars 2015
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Më 18 dhe 19 mars 2015, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, e vizitoi Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) dhe Komisionin e Pavarur për Media (KPM) dhe me këtë rast u takua me përfaqësuesit e organeve ekzekutive të këtyre dy institucioneve të medias...