Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një seminar rreth parandalimit dhe hetimit të krimeve kibernetike
Publishing date: 29 qershor 2021
Më 29 qershor 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi në format hibrid një seminar mbi “Parandalimin dhe Hetimin e Krimeve Kibernetike”, në mbështetje të përpjekjeve të vendit në luftë kundër krimeve kibernetike.
Prezenca e OSBE-së i dhuron pajisje të teknologjisë së informacionit Departamentit të Kufirit dhe të Emigracionit në Policinë e Shtetit
Publishing date: 16 qershor 2021
Më 16 qershor 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dhuroi Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit të Policisë së Shtetit pajisje të teknologjisë së informacionit me vlerë 22 000 euro. Pajisjet e dhuruara përfshijnë 12 laptopë, 11 projektorë multimedialë, tetë printera shumëpërdorimësh dhe 11 ekrane projektorësh. Pajisjet do të shpërndahen në shtatë drejtori rajonale të Kufirit dhe Emigracionit dhe në tri komisariate të Kufirit dhe të Emigracionit, me synim fuqizimin e aftësive trajnuese të kësaj trupe policore...
Misioni i OSBE-së në Kosovë lanson fushatën për edukim medial
Publishing date: 10 qershor 2021
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Më 8 qershor 2021, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka lansuar fushatën një-mujore për edukim medial që ka për qëllim aftësimin e të rinjve për të reaguar karshi përhapjes së lajmeve të rreme dhe keqinformimit lidhur me pandeminë COVID-19...
Zgjedhjet shqiptare panë një fushatë gjithëpërfshirëse dhe një administrim të përmirësuar, por shpërdorimi i burimeve shtetërore ishte shqetësues, thonë vëzhguesit ndërkombëtarë
Publishing date: 26 prill 2021
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
What we do: Zgjedhjet
TIRANË, 26 prill 2021 – Zgjedhjet parlamentare shqiptare u karakterizuan nga një fushatë e gjallë dhe gjithëpërfshirëse, falë një kuadri ligjor që ndihmoi në respektimin e lirive themelore. Në të njëjtën kohë, u panë përfitime të autoriteteve nga postet publike gjatë fushatës dhe pretendime për shitblerje të vazhdueshme votash, thanë vëzhguesit ndërkombëtarë në një deklaratë sot...
Prezenca e OSBE-së përmbyll fushatën e edukimit të zgjedhësve, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri
Publishing date: 23 prill 2021
Më 22 prill 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përmbylli një fushatë tremujore për edukimin e zgjedhësve lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Fushata, e zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, synoi njohjen e zgjedhësve me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, dhe nxiti pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje...
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë prezanton Strategjinë e saj të parë, zhvilluar me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së dhe KAS-it
Publishing date: 22 prill 2021
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së dhe Zyrën e Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS), prezantoi Strategjinë e saj të parë, në një veprimtari, më 22 prill 2021.
Raporti i OSBE-së dhe “adelphi”-t: ndryshimet klimatike dhe siguria ofrojnë mundësi për bashkëpunim në Evropën Juglindore
Publishing date: 22 prill 2021
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Office of the Co-ordinator of OSCE Economic and Environmental Activities, OSCE Secretary General
What we do: Climate change, Veprimtaritë mjedisore
VJENË, 22 prill 2021 – Ndryshimet klimatike shumëfishojnë rrezikun dhe po prekin në mënyrë të shumanshme ekonomitë, mjedisin dhe shoqëritë në Evropën Juglindore, thotë një raport i botuar sot nga OSBE-ja dhe nga platforma e mendimit “adelphi” me qendër në Berlin...