Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së dhe Autoriteti Kombëtar italian Kundër Korrupsionit fillojnë punën për të rritur kapacitetet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në Shqipëri
Publishing date: 16 korrik 2021
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Veprimtaritë ekonomike
TIRANË, 16 korrik 2021 – Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të bashkëpunojë me Autoritetin Kombëtar italian Kundër Korrupsionit (ANAC) për të forcuar kapacitetet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në kryerjen e auditimeve të prokurimeve publike dhe përmirësimin e cilësisë së tyre. Takimi i parë për përcaktimin e nevojave të KLSH-së dhe për hartimin e programit të trajnimit u zhvillua, sot, online.
Zbatimi i agjendës “Gratë, paqja dhe siguria” është kyç për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm, tha kryesuesja e radhës e OSBE-së, Ann Linde, pas përfundimit të vizitës në Kosovë
Publishing date: 8 korrik 2021
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Chairmanship, Misioni i OSBE-së në Kosovë
PRISHTINË, 8 korrik 2021 — Kryesuesja e radhës e OSBE-së Ann Linde, njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme e Suedisë, e përmbylli sot vizitën e realizuar në Kosovë së bashku me Ndihmëssekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Zëvendësdrejtoren Ekzekutive të UN Women, Åsa Regnér. Programi i vizitës përfshiu takime me Misionin e OSBE-së në Kosovë, autoritetet e Kosovës dhe shoqërinë civile. Linde i inkurajoi autoritetet që të kenë dhe më tej në fokus barazinë gjinore dhe gëzimin e të drejtave të njeriut nga gratë dhe vajzat, në veçanti zbatimin e agjendës “Gratë, paqja dhe siguria”. Kryesia suedeze synon që ta bëjë agjendën “Gratë, paqja dhe siguria” pjesë të punës së përditshme të strukturave të OSBE-së...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizon takim ndërkufitar kundër ekstremizmit të dhunshëm
Publishing date: 6 korrik 2021
Më 5 korrik 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi, në Pogradec, një takim ndërkufitar të zyrtarëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të diskutuar për bashkëpunimin kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri trajnon kompanitë e biznesit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve
Publishing date: 5 korrik 2021
Nga 24 qershor deri më 2 korrik 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një trajnim online për bizneset lidhur me sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Kursi theksoi sinjalizimin si një mekanizëm i rëndësishëm në ruajtjen e integritetit dhe kontrollin e korrupsionit. Veprimtaria u organizua në bashkëpunim me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).
Prezenca e OSBE-së nis projektin e financuar nga Bashkimi Evropian për monitorimin e çështjeve gjyqësore të korrupsionit dhe të krimit të organizuar në Shqipëri
Publishing date: 2 korrik 2021
Më 2 korrik 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, organizuan takimin e parë me organizata të shoqërisë civile për të paraqitur një projekt të financuar nga Komisioni Evropian me titull “Mbështetje për një administrim më efektiv të drejtësisë në çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri përmes monitorimit të proceseve gjyqësore”.
Prezenca e OSBE-së promovon integrimin e perspektivës gjinore në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë
Publishing date: 2 korrik 2021
Më 1 dhe 2 korrik, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështeti organizimin e seminarit përmbyllës me Aleancën e Grave Deputete dhe Nënkomisionin për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave, me rastin e përfundimit të legjislaturës së tanishme.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një seminar rreth parandalimit dhe hetimit të krimeve kibernetike
Publishing date: 29 qershor 2021