Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Thirrje për profesionistët e rinj, studentët dhe të sapodiplomuarit nga Ballkani Perëndimor për të aplikuar në programin e bursave OSBE 2018 në Akademinë Evropiane të Novacionit
Publishing date: 3 maj 2018
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Chairmanship sources, OSCE Secretariat
What we do: Veprimtaritë ekonomike, Arsimi
VJENË, 3 maj 2018 – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) shpall sot Thirrjen për Aplikime për 18 bursa të plota pranë Akademisë Evropiane të Novacionit (EIA), në kuadrin e njërit prej programeve verore lider në botë për sipërmarrjen për profesionistët e rinj, studentët, të sapodiplomuarit dhe sipërmarrësit e rinj...
Misioni i OSBE-së organizon panaire punësimi për komunitetet e ndjeshme në Kosovë
Publishing date: 26 prill 2018
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Roma dhe Sinti, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Në Lagjen e Romëve në Mitrovicë të Jugut është mbajtur panairi i parë i punësimit nga gjithsej pesë sa do të organizohen nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. Panairi mblodhi rreth 70 pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian dhe kishte për qëllim rritjen e mundësive të punësimit për ta.
Misioni i OSBE-së në Kosovë lehtëson finalizimin e projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të tokës komunale
Publishing date: 23 prill 2018
Punëtoria triditore e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në përkrahje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për finalizimin e projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, u përmbyll më 22 prill 2018, në Tiranë, Shqipëri...
Misioni i OSBE-së në Kosovë nis edicionin e dytë të programit ‘Praktikë në Media’ për gazetarë të rinj
Publishing date: 19 prill 2018
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Edicioni i dytë i programit ‘Praktikë në Media’, një nismë e Misionit të OSBE-së në Kosovë për të ngritur kapacitetet e gazetarëve të rinj dhe themelimin e një rrjeti gazetarësh nga komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovë ka nisur me 17 prill 2018.
Misioni i OSBE-së inkurajon të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptas të bëhen pjesë e policisë
Publishing date: 12 prill 2018
Është përmbyllur sot në Vushtrri punëtoria treditore orientuese për 60 të rinj rom, ashkali dhe egjiptas e organizuar nga Misioni i OSBE-së, Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Policia e Kosovës që ka pasur për qëllim njoftimin e tyre me punën e policisë dhe përfitimet e të qenit pjesë e policisë...
OSBE përmbyll serinë e trajnimeve rreth luftimit të trafikimit me njerëz për oficeret e Policisë së Kosovës
Publishing date: 23 mars 2018
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Combating trafficking in human beings
Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës organizuan trajnim tre-ditor për trajnues me temë luftimin e trafikimit me njerëz për zyrtaret e larta të Policisë së Kosovës. Trajnimi, në të cilin morën pjesë 25 oficere, duke përfshirë togere dhe rreshtere nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz dhe njësi tjera brenda Policisë së Kosovës, u mbajt nga data 21 deri më 23 mars 2018 në Ohër, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë...
Misioni i OSBE-së në Shkup mbështet autoritetet në zhvillimin e platformës për të trajtuar më mirë sfidat e migracionit
Publishing date: 13 mars 2018
SHKUP, 13 mars 2018- Përpilimi i një platforme për koordinim dhe komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet organeve për zbatimin e ligjit dhe të gjitha agjencive të involvuara qeveritare është çelësi për trajtimin më të mirë të situatave të mundshme të krizave të migracionit, thanë pjesëmarrësit gjatë diskutimit në tryezën e rrumbullakët të Misionit të OSBE-së, të mbajtur sot në Shkup...