Misioni i OSBE-së në Kosovë nis edicionin e dytë të programit ‘Praktikë në Media’ për gazetarë të rinj
Edicioni i dytë i programit ‘Praktikë në Media’, një nismë e Misionit të OSBE-së në Kosovë për të ngritur kapacitetet e gazetarëve të rinj dhe themelimin e një rrjeti gazetarësh nga komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovë ka nisur me 17 prill 2018.
Tetë gazetarë nga komunitete të ndryshme në Kosovë do të jenë pjesë e programit të sivjetmë, i cili fillon në maj e përfundon në nëntor 2018. Pjesëmarrësit e rinj do të punojnë në çift me pjesëmarrësit e vitit të kaluar dhe gazetarë të njohur, të cilët do të jenë mentorë të tyre.
Në fund të majit, praktikantët do të marrin pjesë në një vizitë vlerësuese që do të mbahet dy ditë në Prishtinë dhe dy të tjera në Beograd. Ata do të vizitojnë institucione të ndryshme te mediave, duke përfshirë asociacionet e gazetarëve, transmetuesit publik dhe organet rregullative, për te parë nga afër funksionimin e tyre.
Përveç kësaj, në fund të vitit 2018, Misioni do të mundësojë organizimin e një seminari për praktikantët e vitit 2017 dhe 2018 si dhe mentorët e tyre. Një ndër aktivitetet në këtë seminar do të jetë hartimi i një plani të veprimit për funksionimin e rrjetit, që me kalimin e kohës do të administrohet nga praktikantët që kanë përfunduar programin, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe dy asociacionet kryesore të gazetarëve në Kosovë.
Gazetarët e përzgjedhur për programin ‘Praktikë në Media’ për vitin 2018 janë:
Albioneta Ademi, Gazeta Express
Edis Čolaković, Radio Televizioni i Kosovës
Erjona Gjikolli, KTV-Koha Vision
Ela Kasap, Radio Televizioni i Kosovës
Valon Korllak, Radio Televizioni i Kosovës
Maja Živković, Radio Televizioni Puls
Arjeta Shabani, Portali Infokusi
Branka Milenković, Radio Televizioni Puls