Materiale
Thirrje për ripërtëritjen e angazhimit: Zotimet e Helsinkit për parlamente të ndjeshme ndaj gjinisë në rajonin e OSBE-së

Në këtë dokument, Anëtarët e Parlamentit nga i gjithë rajoni i OSBE-së, të cilët u mblodhën në Helsinki më 3–4 qershor 2025 për punëtorinë “Realizimi i barazisë gjinore në dhe nga parlamentet”, riafirmojnë angazhimin e tyre për të ndërtuar parlamente që pasqyrojnë barazinë dhe diversitetin. Ata synojnë arritjen e barazisë gjinore (50:50 midis grave dhe burrave) dhe një përfaqësim gjithëpërfshirës të të gjitha zërave — përtej brezave dhe prejardhjeve të ndryshme. Përkthimi u mundësua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.