Thirrja e parë e hapur për propozime për Fondin e Arsimit të Integruar

E hapur për: Shkolla publike, kopshte, fakultete për trajnim për mësimdhënës/fakultete pedagogjike dhe komuna.
Mundësi financimi: Deri në 7000 EUR për aplikim/thirrje
Periudha e implementimit: Qershor 2023 - Maj 2024
Afati i dorëzimit: 30 prill 2023
Udhëzime për aplikuesit për grante
Ndërtimi i urave të reja
Projekti “Ndërtimi i urave të reja” (NUR) ndërlidhet me Fondin për ndërtimin e urave të reja (NUR) për periudhën 2014-2021, i cili paraqiti një model për arsimin e integruar në Maqedoninë e Veriut duke mbështetur shkollat, komunat dhe organizatat e shoqërisë civile (OSHC) për të bashkuar fëmijët me prejardhje dhe gjuhë të ndryshme përmes aktiviteteve të përbashkëta ekstrakurrikulare.
Ky projekt i ri synon më tej ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse që ushqejnë dhe krenohen me pluralizmin kulturor dhe respektin për tolerancën, dialogun dhe bashkëpunimin, në një klimë besimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë si garanci më të mira të paqes dhe sigurisë sociale.
NUR aktualisht mbështetet nga Mbretëria e Norvegjisë, Republika e Polonisë dhe Dukata e Madhe e Luksemburgut.
Objektivat e Fondit për Arsim të Integruar (FAI)
Objektivi i përgjithshëm i Fondit për Arsim të Integruar është forcimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe kohezionit social brenda mjediseve shkollore përmes rritjes së praktikave të integruara arsimore dhe shkëmbimeve ndërkulturore. Fondi synon të rrisë ndërveprimin ndëretnik, mirëkuptimin dhe integrimin midis fëmijëve dhe të rinjve duke motivuar dhe mbështetur financiarisht shkollat shumëgjuhëshe (fillore dhe të mesme), kopshtet dhe/ose shkollat/kopshtet e bashkuara njëgjuhësore, me gjuhë të ndryshme mësimore, si dhe institutet pedagogjike për të zbatuar aktivitete të përbashkëta kurrikulare dhe ekstrakurrikulare.
Objektivat specifikë të FAI janë:
- Forcimi i marrëdhënieve ndëretnike midis fëmijëve dhe të rinjve me prejardhje kulturore dhe gjuhësore të ndryshme përmes aktiviteteve të përbashkëta kurrikulare dhe ekstrakurrikulare;
- Inkurajimi i aktiviteteve që ofrojnë hapësirë për angazhim ndëretnik në përputhje me kurrikulat shkollore dhe udhëzimet ministrore;
- Mbështetja e iniciativave të qëndrueshme që mund të përsëriten lehtësisht në të ardhmen.
- Të vendoset respekt i ndërsjellë dhe të tejkalohen stereotipet dhe paragjykimet etnike;
- Të zhvillojë ndjenjën e bashkësisë dhe përkatësisë përmes vlerave universale;
Sipas thirrjes së parë për propozime, Fondi për Ndërtimin e urave të reja siguron grante deri në 7000 Euro për shkollat, fakultetet pedagogjike dhe komunat, dhe deri në 3500 Euro për kopshtet, për propozim projektet e zbatuara midis qershorit 2023 dhe majit 2024.
Paketa e aplikimit
Paketa e aplikimit mund të shkarkohet përmes faqes së Misionit të OSBE-së në Shkup në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Aplikacionet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze. Përveç versionit në gjuhë angleze mund të dorëzohet dhe version në gjuhën maqedonase dhe/ose shqipe. Afati i fundit për Thirrjen është 30 prill 2023.
Aplikacionet mund të dërgohen direkt në: BNB.mk@osce.org
Aplikimet fillimisht shqyrtohen nga Zyra Ekzekutive e Fondit ‘Ndërtimi i urave të reja’ për të përcaktuar nëse i plotësojnë kushtet. Së fundmi, një bord i pavarur këshillimor merr vendimin për ndarjen e fondit.
Për çdo pyetje lidhur me thirrjen e hapur mund të kontaktoni: BNB.mk@osce.org